Ukraina, pika kritike për sigurinë globale. E. Lozansky i Universitetit Amerikan të Moskës thotë se Perëndimi po kërkon konfrontimin ushtarak me Rusinë

Postuar në 15 Mars, 2015 09:24

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “Sputnik”, pasardhëse e “Ria Novosti”, publikon sot një opinion të Edward Lozansky, president dhe themelues i Universitetit Amerikan në Moskë dhe i World Russia Forum, i cili trajton shqetësimet serioze që po ngre për sigurinë botërore, çështja e Ukrainës, Lozansky flet për një rupturë të papranueshme, të imponuar nga jashtë, nën emrin e slloganeve të njohura në revolucionet me ngjyra, siç quhen, mes ukrainasve dhe rusëve. Shkëputje dhe ndarje kjo, që sipas tij, deri më tani është kufizuar brenda Ukrainës, por që me shumë gjasë do të shkojë drejt një konfrontimi mes Rusisë dhe Perëndimit. Madje edhe titulli i opinionit paralajmëron fundin: “Bota në prag të Luftës së Tretë Botërore. Lozansky i jep zë shqetësimit të pranuar gjerësisht tashmë, që në themel të këtij acarimi qëndron zgjerimimi NATO-s, i cili vjen ndesh ndër të tjera, me premtimin verbal të amerikanëve në vitin ’89-90 në Maltë. Shansi i fundit që kjo rrëshkitje drejt konfrontimit të shmanget është zbatimi i marrëveshjes Minsk 2. “Marrëveshja Minsk 2, ofron të paktën një shans minimal për t’i ikur konfrontimit ushtarak që do të shkatërronte një pjesë të mirë të hemisferës veriore, nëse jo të gjithë botën...Nuk ka këtu asnjë mister. Kaosi i përgjakshëm në Ukrainë u planifikua jo për të ndihmuar ukrainasit, por për të dobësuar gjeopolitikisht Rusinë dhe për të rrëzuar lidershipin e saj aktual, ndërkohë që artikulohen sllogane fisnike, si promovimi i lirisë, demokracisë dhe të tjera vlera të larta perëndimore. Pra në perspektivën e atyre që nisën këtë rrëmujë, për sa kohë këto qëllime nuk janë arritur, lufta në Ukrainë do të vazhdojë edhe nëse ajo përshkallëzohet në një konflikt të hapur mes Rusisë dhe Perëndimit. Por Partia e Luftës nuk po kupton se politikat e saj bien ndesh me interesat afatgjata strategjike amerikane dhe po kthejnë një aleat të rëndësishëm poltencial në një armik të rrezikshëm”, shkruan Lozansky. Ai sheh te kjo sjellje e administratës dhe dy partive amerikane një përsëritje të episodeve të mprehta të Luftës së Ftohtë, duke përfunduar me pyetjen nëse konflikti mes Rusisë dhe SHBA është i paevitueshëm. Duket se galvanizues i të gjithë këtij perceptimi është zgjerimi i NATO-s, që sipas ekspertëve rusë po vijon ekzistencën pa një qëllim të vërtetë dhe të ligjshëm.
http://sputniknews.com/analysis/20150313/1019469397.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.