Akuzat e PD-së: Fatjon Skënderi kaloi kufirin ditën që u shpall në kërkim; kolumbiani Gilberto Sanabria Hernandez kaloi kufirin ditën e ndërhyrjes në Xibrakë

Postuar në 15 Mars, 2015 08:22

Partia Demokratike ka dalë sot me dupy deklarata përmes të cilave ka denoncuar me elementë konkretë për dy çështje të njohura. Së pari, deputeti Bashkim Shehu, ka publikuar të dhëna, sipas të cilave, Fatjon Skënderi, i njohur si Toni i Kombinatit, i akuzuar si ndërmjetës në atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit, ka kaluar kufirin, ditën që është shpallur në kërkim. “Që Toni i Kombinatit është mik dhe klient i dyshes Meta-Rama, e tregon fakti se pikërisht, ditën që është nxjerrë për të urdhëri i kërkimit, ai ka kaluar lehtësisht përmes Rinasit dhe është zhdukur drejt Gjermanisë. Ky është një fakt skandaloz, një dëshmi tjetër e përfshirjes së Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë histori kriminale. Një dëshmi e vënies në dispozicion të Ministrit të Brendshëm në mbulim të gjurmëve e largim të dëshmitarëve, pra të fshehjes së krimit. Si doli nga Rinasi Toni i Kombinatit kur ishte në kërkim? Me urdhër të kujt?”, tha Shehu. Së dyti, deputeti Alban Zeneli, ka publikuar të dhënat e paralajmëruara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, sipas të cilave, më 15 janar, ditën që policia ndërhyri në laboratorin e kokainës në Xibrakë, një shtetas kolumbian, i dyshuar se ishte i lidhur me trafikun, është lënë i lirë të kalojë kufirin në Kapshticë. “Kolumbiani i njohur si një nga shefat e biznesit kriminal është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, me datën 15 janar të këtij viti, pasi qeni anti-drogë ka konstatuar lëndën e dyshimtë në rrobat dhe në çantën e tij. Por shumë shpejt, ka mbërritur urdhri nga lart, dhe ai është lënë i lirë. Të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se shefi kolumbian i drogës, Gilberto Sanabria Hernandez me pasaportë me numër AN 870127, ka kaluar në orën 18 e 26 minuta, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Kjo tregon se Policia jo vetëm kishte dijeni për aktivitetin e grupimit kriminal, jo vetëm e dinte për instalimin e fabrikës së kokainës, por u kishte krijuar edhe lehtësi e mbrojtje personave të përfshirë. Kjo shpjegon edhe faktin se aksioni i ndalimit dhe i arrestimit, kurseu kapot e vërtetë”, tha Zeneli.

Comments

Submitted by Mustang P-51 (not verified) on

<p>Keta jane si ai mashtrusi qe kishte mashtruar gjithe jeten dhe kur ne nje moment ishte ne rrezik dhe kerkoi ndihme asnje si besoi dhe ne fund vdiq! Keshtu eshte puna e ketyre,gjithe ajo propagande me shpifje tani u ka rene kokes,asnje su beson edhe sikur te kene te drjete... Po dhe kjo perderisa nuk shkojne ne prokurori,brockull eshte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.