Arkiv-Lajme
Përfundon ballafaqimi i dytë i Tom Doshit me Durim Bamin. Avokati i Bamit: Nuk na lejohet të nxjerrim sekrete hetimore
Për rreth 9 orë me radhë Tom Doshi dhe Durim Bami janë përballur me njëritjetrin për akuzat mbi vrasjen e dy deputetëve. I pari që ka lënë Prokurorinë ka qenë Bami. Pak minuta më pas ka dalë edhe avokati i tij, Ilir Murati, i cili me gjithë interesin e madh të mediave nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me dëshminë e sotme dhe përballjen e klientit të tij me deputetin Doshi. “U bë ballafaqimi por sipas ligjit nuk na lejohet të nxjerrim sekrete hetimore”, tha Murati.
Panos Kamenos për gazetën gjermane “Bild”: Pas Greqisë eurozonën mund ta braktisin Spanja dhe Italia
Nëse Greqia braktis eurozonën, kjo do të shkaktojë efektin domino që do të shtyjë edhe Spanjën dhe Italinë, ndoshta edhe Gjermaninë, që të ndjekin shembullin e Athinës, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”. Agjensia e lajmeve “AFP” se Kamenos u përqëndrua edhe në kërkesën greke për pagesën e reparacioneve Greqisë për krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Kjo nuk është masë kundër Gjermanisë, por borxh historik. Ari që nazistët kanë marrë nga Athina në Berlin vlen shumë para’.
"RD” akuzon agjencinë “Reuters” për raportim të pasaktë mbi protestën e fundit. Arsye jepet fakti se gazetari i “Reuters” është kushëri i kryeministrit Rama
“Rilindja Demokratike”, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, i kushton sot një shënim raportimit që agjencia “Reuters” i ka bërë protestës së fundit të opozitës. Pasi bën vlerësime për rolin e kësaj agjencie, si “një gjigand mediatik që ka bërë historinë e shtypit prej afro 150 vitesh”, editoriali ndalet te raportimi i protestës, që ka përfshirë edhe këtë koment: “çështja Doshi dhe akuzat drejtuar kryetarit të Parlamentit Meta si porositës i dy vrasjeve nuk kanë pasur impakt në publik”.
Shtohen alarmet false për eksploziv, policia dyshon se bëhen qëllimisht për të përhapur panik
Në sallën operative të policisë së Tiranës paraditen e sotme mbërriti një telefonatë që njoftoi për një pako të dyshimtë pranë prokurorisë së Tiranës. Policia rrethoi rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” dhe vendosi fillimisht perimetrin e sigurisë në rreth pakos që ishte mbështjellë me letër natriban dhe ku dyshohej se ishte futur lëndë plasëse. Gjatë kësaj kohë u bë ndërprerja e qarkullimit të mjeteve dhe mbyllja e të gjitha bizneseve përreth.
Ankesat e Daçiçit: SHBA e Shqipëria ndërhyjnë shpesh për Kosovën
Minsitri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka pranuar se Serbia e ka të vështirë që të pengojë Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe UNESCO-n. “Ora News” raporton se minsitri i jashtëm serb akuzoi sërish Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ndërhyjnë shpesh në takimet e OSBE-së, për të pyetur kur do të marrë pjesë edhe në to Kosova. Serbia mban presidencën e radhës në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian dhe debatet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë kanë qenë të shpeshta.
Mesazhi i Bashës: Opozita ofron një ofertë të re, të fillojmë me spastrimin e politikës nga krimi
Lulzim Basha e nisi me urimit nga Elbasani, por mbërriti shpejt në Tiranë prej nga ku dha dhe urimin për kryeqytetasit për Ditën e Verës. Në cilësinë e kreut të PD, Basha dha dhe një mesazh politik. Ai përsëriti angazhimin e tij personal dhe të forcës politike që ai drejton për t’u dhënë shqiptarëve, ofertën e re. Basha tha se oferta e opozitës nuk bazohet në truke, por në zgjidhje konkrete.
Dita e Verës, Qeveria dhe Bashkia me aktivitete të ndara. Rama uron me Twitter, Basha nga Elbasani
Tirana dhe Elbasani janë sot kryeqendra e festimeve. I pari nga zyrtarët e lartë që uroi shqiptarët për Ditën e Verës ishte kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter: “Gezuar Ditën e Verës paçi te gjithë mirësi dhe besim se me e mira është ende përpara ne rrugën e të ardhmes për familjen tuaj e vendin tone!” shkruan Rama. Në Tiranë mijëra qytetarë kanë vërshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të ndjekur aktivitetet e planifikuara për këtë ditë ose për të lozur.
“Monitor”/ Hapet tregu, projekt-ligji i ri heq ekskluzivitetet për Postën Shqiptare
“Monitor” shkruan se do të hiqen ekskluzivitetet për Postën Shqiptare. Drafti i ri synon hapjen e tregut të shërbimit postar për konkurrencë pas 6 muajsh. Hiqet koncepti i zonës së rezervuar për Postën Shqiptare dhe shërbimi universal nuk është më ekskluziv. Sipas “Monitor” në Kuvend është depozituar projektligji “Për shërbimet postare”, i cili synon hapjen e tregut për konkurrencë dhe liberalizimin e shërbimeve që aktualisht janë ekskluzivitet i Postës Shqiptare, e cila zotërohet 100% nga shteti.
Pak lot dëshpërimi për Luigj Gurakuqin
Nga Rudolf Marku
Lefter Koka: Përballem me Dukën në Durrës, nëse do më kërkohej nga Meta. Nuk kam asnjë konflikt interesi
Nga studio e “Ora News”Lefter Koka tha se është gati të garojë për Bashkinë e Durrësit, nëse këtë gjë ia kërkon Ilir Meta, post për të cilin rival mund të ketë Agron Dukën, me të cilin thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi. “Nuk kam diskutuar asnjëherë të vetme me kryetarin e partisë dhe as strukturat. Vazhdoj të ushtroj me shumë dëshirë detyrën si Ministër i Mjedisit. Sigurisht nëse do më kërkohej nga zoti Meta, gjithçka mund të ndodhë, por do të më pëlqente të vazhdoja të drejtoja këtë ministri dhe të kisha rezultate konkrete në fund të mandatit. Nuk është konkflikt familjar.