Dita e Verës, Qeveria dhe Bashkia me aktivitete të ndara. Rama uron me Twitter, Basha nga Elbasani

Postuar në 14 Mars, 2015 05:34

Tirana dhe Elbasani janë sot kryeqendra e festimeve. I pari nga zyrtarët e lartë që uroi shqiptarët për Ditën e Verës ishte kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter: “Gezuar Ditën e Verës paçi te gjithë mirësi dhe besim se me e mira është ende përpara ne rrugën e të ardhmes për familjen tuaj e vendin tone!” shkruan Rama. Në Tiranë mijëra qytetarë kanë vërshuar  drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të ndjekur aktivitetet e planifikuara për këtë ditë ose për të lozur.

Për Ditën e Verës në Elbasan ka qenë kreu i opozitës Lulzim Basha. Pasi ka vizituar panairin e kulinarisë i hapur me produkte Made in Albania, Basha ka dhënë mesazh për më shumë begati. “Vizitova këtë panair, ku preka shqetësimin e varfërisë” tha Basha. Ai uroi që bashkë me Ditën e Verës, shqiptarëve tu kthehet rruga e zhvillimit dhe mirëqenies. “Në emër të Partisë Demokratike t’i japim jetë ofertës për një Shqipëri që tu përkasë vetëm shqiptarëve” u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.

Comments

Submitted by MEDIA (not verified) on

<p>Heu, sa njerez paska, me shume se mitingu i PD ne Tirane. Kot nuk e quan miting kete grumbullim Basha. Jane nja 700 mije me duket, duke numeruar me numratorin e PD-se.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.