Shtohen alarmet false për eksploziv, policia dyshon se bëhen qëllimisht për të përhapur panik

Postuar në 14 Mars, 2015 08:36

Në sallën operative të policisë së Tiranës paraditen e sotme mbërriti një telefonatë që njoftoi për një pako të dyshimtë pranë prokurorisë së Tiranës. Policia rrethoi rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” dhe vendosi fillimisht perimetrin e sigurisë në rreth pakos që ishte mbështjellë me letër natriban dhe ku dyshohej se ishte  futur lëndë plasëse. Gjatë kësaj kohë u bë ndërprerja e qarkullimit të mjeteve dhe mbyllja e të gjitha bizneseve përreth. Përreth 50 minuta ekspertë të njësisë antieksploziv bënë ekzaminimet e duhura dhe në fund vendosën të mos kryejnë asnjë shpërthim për të çaktivizuar pakon e dyshimtë. Nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për copa kartoni të mbështjella me qese, për të cilat fillimisht u dyshuan se ishin kallëpe tritoli të mbështjella me letër natriban. Policia dyshon se telefonata dhe hedhja në rrugë e  pakos  së  dyshimtë janë bërë me qëllimin për të përhapur panik. Një javë më parë policia e Tiranës u ndesh me një tjetër alarm për eksploziv, në zonën e parkut Rinia, që rezultoi të ishte fals. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.