Përfundon ballafaqimi i dytë i Tom Doshit me Durim Bamin. Avokati i Bamit: Nuk na lejohet të nxjerrim sekrete hetimore

Postuar në 14 Mars, 2015 11:14

Për rreth 9 orë me radhë Tom Doshi dhe Durim Bami janë përballur me njëri­tjetrin për akuzat mbi vrasjen e dy deputetëve. I pari që ka lënë Prokurorinë ka qenë Bami. Pak minuta më pas ka dalë edhe avokati i tij, Ilir Murati, i cili me gjithë interesin e madh të mediave nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me dëshminë e sotme dhe përballjen e klientit të tij me deputetin Doshi. “U bë ballafaqimi por sipas ligjit nuk na lejohet të nxjerrim sekrete hetimore”, tha Murati. Deputeti Tom Doshi mbërriti rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u ballafaquar për të dytën herë me Durim Bamin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.