Arkiv-Lajme
Visar Zhiti në Selinë e Shenjtë si i ngarkuari me punë i Shqipërisë. Vatikani e mirëpret
Vatikani ka pranuar propozimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare për emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Vatikan. Zhiti nuk mundi të shkonte dot si ambasador i vendit tonë në Vatikan pasi nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani. Emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan krijoi një debat të gjerë ku u përfshinë krerët më të lartë të politikës dhe besimit fetar. Emërimi i Zhitit u mbështet nga kryeministri Rama, por nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.
Gjyq në Britani për shkelje të ligjt nga shërbimi sekret në survejim dhe mbledhje të dhënash. Në Shqipëri, kryeministri e konsideron përgjimin nga BND, si miqësor
Amnesty International shkruan sot për shkeljen e ligjit nga qeveria britanike, e cila në emër të sigurisë kombëtare apo luftës kundër terrorizmit, i ka dhënë të drejta vetes që të mbikëqyrë shtetasit jashtë kuadrit ligjor. Në këtë kuadër, Amnesty është përfshirë si palë në një proces gjyqësor historik kundër qeverisë britanike, bashkë me një viktimë të kësaj të fundit, qytetarin libian Abdel Hakim Belhaj.
Nis fushata me kredo morale, Idrizi i PDIU: “Ne nuk jemi parti pazaresh, por parti solidariteti. Puls i politikës së shpresës”
PDIU, ose partia e çamëve siç njihet ndryshe, ka mbajtur sot punimet e Këshillit Kombëtar. Kreu i saj, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar mandatimin e partisë për të vendosur për koalicionin në të cilin do marrë pjesë PDIU-ja dhe e ka bërë këtë me një votim 14-15 sekonda përgjatë fjalës së tij. Motoja e PDIU për zgjedhjet lokale është: Unë e dua Shqipërinë të bashkuar. Vlerësimi që Idrizi ka për forcën që drejton është se ajo është “pulsi i politikës së shpresës”, apo se “PDIU nuk do të jetë kurrë partie e pazareve, por e solidaritetit”.
Moratoriumi i gjuetisë, fauna i nënshtrohet procesit të ripërtëritjejes
Prej Lagunës së Karavastasë, kryeministri Rama tha se falë vitit të parë të zbatimit të moratoriumit të gjuetisë, fauna po i nënshtrohet një procesi ripërtëritjeje. Moratoriumi është vendosur për një periudhë 2-vjeçare, por duket se palët kanë rënë dakord që të shtyhet përtej kësaj periudhe. “E gjetëm popullatën e faunës së egër në një minimum kritik.
“Monitor”/ Borxhi në vështirësi, bankat lënë zbuluar 30 miliardë lekë, skenar për dështimin e Eurobondit
“Monitor” shkruan se këtë vit rifinancimi i borxhit publik po has në vështirësi për shkak se, bankat tregtare ka dhënë shenja tërheqje, duke lënë të zbuluara 30 miliardë lekë nevoja financimi dhe rifinancimi, thuhet në strategjinë e menaxhimit të Borxhit 2015-2017. Sipas “Monitor” është konceptuar edhe një skenar alternativ i strategjisë bazë dhe merr në konsideratë dështimin e daljes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për arsye nga më të ndryshmet. Në një skenar të tillë është parashikuar që rifinancimi i Eurobondit ekzistent të realizohet nëpërmjet një linje krediti.
Beograd/ Mbahet takimi i komisioneve të Integrimit të vendeve anëtare të COSAP. Bregu: Zbatimi i standardeve europiane, nevojë urgjente e rajonit tonë
Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Majlinda Bregu, kryetare e komisionit të Integrimit, dhe deputetet Esmeralda Shkjau dhe Kejdi Mehmeti, mori pjesë në takimin e 10-të të konferencës së komisioneve të Integrimit të shteteve pjesëmarrëse në procesin e Stabilizim Asociimit të vendeve të Europës Juglindore(COSAP), që u mbajt në Beograd.
Torino/ Ish-oficeri i policisë nga Shqipëria qëllohet për vdekje nga dy persona, duke shpërndarë gazetat
Agjensia italiane “Ansa” njofton se një shqiptar 54- vjeçar u ekzekutua në një nga lagjet më popullore në Torino të Italisë. Fadil Mema ishte duke shpërndarë gazetat, kur u qëllua nga dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës dy të mëngjesit. Autorët e kanë qëlluar gjashtë herë dhe janë larguar. Policia ka marrë në pyetje të shoqen e shqiptarit, për të mësuar më shumë për këtë ngjarje. Mema kishte një precedent të mëparshëm për plagosje, shkruan "Mapo". Policia thotë se krimi ishte i mirëorganizuar nga autorët. Mema ka qenë ish- oficer policie në Elbasan.
Ballafaqim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Tom Doshi i drejtohet Bamit: Pse je duke gënjyer për vrasjen?
Ka zgjatur për rreth tre orë përballja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mes deputetit Tom Doshi dhe vrasësit të pretenduar me pagesë, Durim Bami. Gazetarja Klodiana Lala për “News24” raportoi se deputeti Tom Doshi u përball sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me Durim Bamin “atentatorin” që sipas tij, i rrëfeu komplotin për eliminimin e tij dhe deputetit të PDsë, Mhill Fufi.
Përgjimet në Maqedoni, shpërthejnë akuzat dhe fyerjet për politikanët shqiptarë. Kush janë ‘spiunët’, ‘tradhtarët’ e ‘patriotët’
Agjensia “INA” shkruan sot se në rrjetet sociale janë shtuar akuzat dhe fyerjet e ndryshme midis militantëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe se kjo situatë është krijuar si pasojë e aferës së përgjimeve që janë shpallur nga ana e opozitës maqedonase. “INA” sqaron se situata ka kulmuar kur u publikuan bisedat e përgjuara të njeriut të dytë të BDI-së, Musa Xhaferrit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi me shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. “Spiunë”, “tradhëtarë”, “patriotë” e deri në porosi linçuese janë pushtuar rrjetet sociale, sidomos “facebook”.
Raporti i UNICEF: 14 milionë fëmijë vuajnë pasojat e luftës në Siri e Irak, deri tani 10 mijë prej tyre kanë mbetur viktima të përplasjeve civile
14 milionë fëmijë janë ndikuar nga pasojat e luftës në Siri e Irak sipas raportit më të fundit të UNICEF me titull «Conflict in Syria and Iraq». Veçantërisht në Siri ku është projektuar një prej krizave më të rënda humanitare të dekadave të fundit raportohet për 10 mijë fëmijë të vrarë gjatë periudhës së luftimeve. Raporti thotë se 5.6 milionë fëmijë janë në gjendje të mjerueshme dhe të pashpresë.