Përgjimet në Maqedoni, shpërthejnë akuzat dhe fyerjet për politikanët shqiptarë. Kush janë ‘spiunët’, ‘tradhtarët’ e ‘patriotët’

Postuar në 13 Mars, 2015 02:52

Agjensia “INA” shkruan sot se në rrjetet sociale janë shtuar akuzat dhe fyerjet e ndryshme midis militantëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe se kjo situatë është krijuar si pasojë e aferës së përgjimeve që janë shpallur nga ana e opozitës maqedonase. “INA”  sqaron se situata ka kulmuar kur u publikuan bisedat e përgjuara të njeriut të dytë të BDI-së, Musa Xhaferrit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi me shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. “Spiunë”, “tradhëtarë”, “patriotë” e deri në porosi linçuese janë pushtuar rrjetet sociale, sidomos “facebook”. Militantë të partive politike sidomos të BDI dhe PDSH, por edhe të partive tjera po vazhdojnë një “luftë” të ashpër duke mos zgjedhur fjalë në etiketimin e kundërshtarëve të tyre politik. Akuzat janë edhe deri tek linçimi dhe fyerja banale e liderëve, duke kërkuar largimin e tyre nga skena politike dhe thirrje të tjera. Veç kësaj nuk kursehen edhe fyerje ndaj liderëve maqedonase, një njërën anë kryeministrit Nikola Gruevski dhe në anën tjetër LSDM dhe liderit të saj Zoran Zaev.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.