Ballafaqim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Tom Doshi i drejtohet Bamit: Pse je duke gënjyer për vrasjen?

Postuar në 13 Mars, 2015 03:00

Ka zgjatur për rreth tre orë përballja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mes deputetit Tom Doshi dhe vrasësit të pretenduar me pagesë, Durim Bami. Gazetarja Klodiana Lala për “News24” raportoi se deputeti Tom Doshi u përball sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me Durim Bamin “atentatorin” që sipas tij, i rrëfeu komplotin për eliminimin e tij dhe deputetit të PD­së, Mhill Fufi. Sipas gazetares bashkë me ta mësohet se do jenë të pranishëm edhe deputeti Mark Frroku, që Doshi pretendon se e ka prezantuar me Durim Bamin si dhe Fatjon Skënderi, i njohur si Toni i Kombinatit, i cili është akuzuar nga Bami si personi që ka porositur vrasjen, për llogari të Ilir Metës. 

Ndërsa gazetari i “Panorama” ka mësuar se gjatë kësaj përballje, Doshi i është drejtuar Bamit me fjalët “Pse je duke gënjy për vrasjen”. Sipas tij Durim Bami ka ndryshuar dëshminë pas arrestimit nga policia. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se vrasësi nuk ka folur gjatë këtij momenti.

Ballafaqimi behet me qëllim zbardhjen e të vërtetës për akuzat e deputetit Tom Doshi lidhur me komplotin për vrasjen e porositur ndaj tij nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Ish­deputeti i PS , Doshi ka mberritur qe ne oren 08.00 te Krimet e Renda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.