Raporti i UNICEF: 14 milionë fëmijë vuajnë pasojat e luftës në Siri e Irak, deri tani 10 mijë prej tyre kanë mbetur viktima të përplasjeve civile

14 milionë fëmijë janë ndikuar nga pasojat e luftës në Siri e Irak sipas raportit më të fundit të UNICEF me titull «Conflict in Syria and Iraq». Veçantërisht në Siri ku është projektuar një prej krizave më të rënda humanitare të dekadave të fundit raportohet për 10 mijë fëmijë të vrarë gjatë periudhës së luftimeve. Raporti thotë se 5.6 milionë fëmijë janë në gjendje të mjerueshme dhe të pashpresë. Organizatat humanitare akuzojnë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se nuk po zbaton rezolutat e miratuara që u lejojnë këtyre organizatave të hyjnë në territorin e Sirisë pa lejen e qeverisë siriane. Prezanca e tyre, por edhe e organiztave të mjekëve pa kufi është reduktuar ndjeshëm në Siri nga frika e sulmeve të ISIS. 4 mjekë që u morën peng në janar nga xhihadistët mbahen ende si robër.
l.m
Add new comment