Torino/ Ish-oficeri i policisë nga Shqipëria qëllohet për vdekje nga dy persona, duke shpërndarë gazetat

Postuar në 13 Mars, 2015 03:26

Agjensia italiane “Ansa” njofton se një shqiptar 54- vjeçar u ekzekutua në një nga lagjet më popullore në Torino të Italisë. Fadil Mema ishte duke shpërndarë gazetat, kur u qëllua nga dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës dy të mëngjesit. Autorët e kanë qëlluar gjashtë herë dhe janë larguar. Policia ka marrë në pyetje të shoqen e shqiptarit, për të mësuar më shumë për këtë ngjarje. Mema kishte një precedent të mëparshëm për plagosje, shkruan "Mapo". Policia thotë se krimi ishte i mirëorganizuar nga autorët. Mema ka qenë ish- oficer policie në Elbasan. Ai ishte larguar nga kjo detyrë për të emigruar në Itali. Dyshohet se ai u largua pasi ishte i përfshirë në ngjarje kriminale.

 

http://www.ansa.it/piemonte/notizie/2015/03/13/spari-in-stradaalbanese-ucciso-a-torino_cfa85fbe-2710-48e8-b2dc-ab28ce243348.html

http://www.mapo.al/2015/03/shqiptari-vritet-duke-shperndare-gazetat

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.