“Monitor”/ Borxhi në vështirësi, bankat lënë zbuluar 30 miliardë lekë, skenar për dështimin e Eurobondit

“Monitor” shkruan se këtë vit rifinancimi i borxhit publik po has në vështirësi për shkak se, bankat tregtare ka dhënë shenja tërheqje, duke lënë të zbuluara 30 miliardë lekë nevoja financimi dhe rifinancimi, thuhet në strategjinë e menaxhimit të Borxhit 2015-2017. Sipas “Monitor” është konceptuar edhe një skenar alternativ i strategjisë bazë dhe merr në konsideratë dështimin e daljes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për arsye nga më të ndryshmet. Në një skenar të tillë është parashikuar që rifinancimi i Eurobondit ekzistent të realizohet nëpërmjet një linje krediti. Linja e kreditit parashikon një kredi në vlerën e 200-250 milionë euro, me afat maturimi 5 vjet, por në dallim nga Eurobondi supozohet që të jetë me norma më të larta.
Add new comment