Arkiv-Lajme

Partia Kristian Demokrate që drejtohet nga Mark Frroku: Sulmet e fundit, kanë arsye dhe synime elektorale. Mbështesim reformat e qeverisë

Postuar në 11 Mars, 2015 12:01

Partia Kristian Demokrate, që drejtohet nga deputeti Mark Frroku, ka dalë sot me një deklaratë të posçme, lidhur me zhvillimet e fundit politike. Teksa vlerëson aktin e kryetarit Frroku dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit, për t’u drejtuar në Prokurori, PKD-ja del me disa vlerësime që shohin te skenarët e fundit, arsye elektorale. “PKD distancohet nga çdo skenar që tenton të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ne i konsiderojmë të papranueshme akuzat politike që bëhen në adresë të Partisë Kristian Demokrate dhe të kryetarit të saj, z.

Kryetari i PD-së premton: “Jo me dhunë, me forcën e pjesëmarrjes ta çojmë këtë qeveri në shtëpi”

Postuar në 11 Mars, 2015 11:25

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar në një takim me të rinj se protestë e nesërme do të jetë një marshim kundër krimit që është në krye të qeverisë. Sipas Bashës, paniku që ka zënë drejtuesit e mazhorancës, mund të shtyjë përfaqësues të institucioneve në provokime. “Nesër ne do të ushtrojmë të drejtën tonë për një protestë paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë bën edhe marrëzira. Kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit, por unë ju them sot se nuk kemi ne kriminelë. Krimin dhe kriminelët i keni në gjirin tuaj, i keni në qeverisje dhe ne do t’i largojmë me çdo çmim.

Të dhënat e vëzhgimit mbi 550 Qendrat Shëndetësore: 57% e klinikave kishin pajisjet e duhura, 54% kishin ilaçet e sakta…

Postuar në 11 Mars, 2015 10:27

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka përcjellë disa të dhëna nga Raporti përfundimtar i Vëzhgimit mbi Qendrat Shëndetësore në Shqipëri. Dhe të dhënat janë me të vërtetë alarmuese, sado që ministri i Shëndetësisë, ka deklaruar rilindjen e sektorit. “Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme zhvilloi këtë vëzhgim në 550 [pesë qind e pesëdhjetë] qendra shëndetësore...Në fotografimin e situatës së një dite, Koalicioni gjeti: Që vetëm 57 [pesëdhjetë e shtatë] për qind e klinikave kishin pajisjet e duhura.

Nishani, indiferent ndaj “skenarit” për vrasjen e dy deputetëve dhe pretendimeve se është cenuar siguria kombëtare

Postuar në 11 Mars, 2015 09:49

Presidentin Nishani e kemi parë aktiv dhe të ndjeshëm në çështje jo vetëm të karakterit politik që  kanë të bëjnë me cenimin e kompetencave të tij kushtetuese, por edhe me probleme të natyrës sociale dhe sferës globale në përgjithësi. Pak ditë më parë ai u shpreh publikisht në mbështetje të grevës së disa studentëve që u transferuan nga universitetet private në fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, duke i pritur në zyrën e tij.

Raportim edhe nga ShISH për akte të mundshme dhune...?

Postuar në 11 Mars, 2015 08:31

Media të ndryshme raportojnë për urdhëra të Ministrisë së Brendshme drejtuar njësive policore në rrethe të ndryshme të vendit ku paraljmërohet se pritet të ketë akte dhune. Sipas këtyre raportimeve policia e bazon shqetësimin e vet te informacionet e Shërbimit Informativ Shtetëor, i cili ka përcjellë të dhëna se vetëm në Qarkun Shkodër, rreth 80 persona me precedentë penalë, mund të përfshihen në akte të dhunshme.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=227486

Berisha shpjegon “skenarin Meta”: “Deshi të vrasë dy deputetë, të fajësojë opozitën dhe zhysë vendin në një konflikt civil të përmasave të paparashikuara”. “Arsyet e Metës”, enigmë

Postuar në 11 Mars, 2015 07:13

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka ripërsëritur nga profili i vet në “Facebook” thirrjen për pjesëmarrje në protestë, duke dhënë si arsye kërkesën për siguri të qytetarëve. Përtej këtij motivi normal dhe objekitv, Berisha ka përcjellë edhe një arsyetim mbi atë që mund të quhet “skenari Meta” me vrasjen hipotetik të Tom Doshit. Berisha thotë se Ilir Meta, donte të destabilizonte vendin dhe ta zhyste atë në konflikt civil, diçka e pakuptueshme sa kohë që Meta është në pozita shumë të forta këto kohë. “Neser nje 20 shkurt i ri! Qytetaret drejt fitores!

Numri dy i PD-së, Ristani: “Protesta do të jetë madhështore. Ftoj qytetarët që të përmbahen brenda kufijve të ligjit”

Postuar në 11 Mars, 2015 06:54

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme të opozitës, duke theksuar nevojën për përmbajtje më kufijtë e ligjit. “Mazhoranca vuan nga paniku, se të dhënat tregojnë se pjesëmarrja në protestë do të jetë madhështore. Qytetarët do ngrejnë zërin kundër krimit, mjerimit varfërisë. I ka zënë paniku Metën, Ramën dhe lolot e tyre. Ilir Meta dhe Rama e kanë tradhtuar popullin. I ka zënë paniku se kanë shtypur popullin, por tani është radha e popullit sovran t’u tregojë vendin.

Greqia kërcënon me sekuestrimin e pasurive shtetërore të Gjermanisë në territorin grek. Konfiskim Institutit Gëte, Shkollës Gjermane në Athinë dhe Institutit Arkeologjik

Postuar në 11 Mars, 2015 06:39

Greqia duket se është e vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes së dëmshpërblimeve nga Gjermania të pasojave të Luftës së Dytë Botërore. Ministri grek i Drejtëissë  deklaroi se do të firmosë një vendimitë hershëm të Gjykatës së Lartë në Athinë të vitit 1997 për dëmshpërblimin me 28 milion Euro të familjarëve të 218 viktimave të një masakre të nazistëve në fshatin Distomo në 1944-ën. Por ky vendim i hap rrugë edhe sekuestros së pasurive shtëtërore gjermane në territorin grek.

Paditet në Prokurori edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka. Në pikëpyetje edhe rikandidimi i tij në zgjedhjet lokale

Postuar në 11 Mars, 2015 06:14

Një kallzim penal nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ngre pikëpyetje mbi rikandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Bashkia e Shkodrës është një nga “kalatë” më të rëndëishme të betejes elektorale për zgjedhjet vendore, sidomos pas zhvillimeve të fundit  që lidhen me deputetin e Shkodrës Tom Doshi dhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste. Mazhoranca do të kandidojë për bashkinë më të madhe të veriut, Keti Bazhdarin, drejtuese e degës lokale të Partisë Socialiste në Shkodër.

Ambasada amerikane përgënjeshtron gazetën e PD-së: “Lista e deputetëve “non grata”, trillim. Mbështesim punën për rezolutën e Kuvendit të 24 dhjetorit”

Postuar në 11 Mars, 2015 06:12

Amabasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar sot duke përgënjeshtruar një shkrim të publikuar në gazetën e PD-së, “Rilindja Demokratike”. “Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim. Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme