Arkiv-Lajme
Shpikja e Traditës
Doan Dani
Ambasada amerikane: Mbledhjen e Grupit të Miqësisë e shtymë për shkak të vullnetit për mospjesëmarrje të PD-së
Mbrëmjen e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një sqarim domethënës, për të shpërndarë mjegullën e hipotezave mbi përsenë e shtyrjes së mbledhjes së grupit të miqësisë mes dy vendeve. Ambasada sqaron në mënyrë lakonike se “Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat sot, Ambasada deklaron sa më poshtë: Mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje”.
a.k
Ministri i Integrimit të Kosovës: Shpresa që Greqia dhe Rumania të na njohin brenda këtij viti
Në një intervistë për blogun EUROPP, Ministri i Integrimit Europian në qeverinë e Kosovës Bekim Çollaku, ka deklaruar se ka pritshmëri të larta që Greqia dhe Rumania ta njohin shtetin e Kosovës brenda këtij viti. “Kemi marrëdhënie me shumicën prej këtyre vendeve, në veçanti me Greqinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, ndërsa me Spanjën e Qipron raportet janë më të dobëta. Nuk do të befasohesha nëse do të pranonim lajme pozitive nga Greqia dhe Rumania në një të ardhme të afërt, me gjasë brenda këtij viti”, ka thënë Çollaku.
a.k
Doshi fut në “ekuacion” edhe babanë e Metës: I ka kërkuar një ish snajperi të ushtrisë të më vrasë! Monika Kryemadhi, sot në prokurori për të dëshmuar
Shtohet rrethi i personave që do të thërriten në prokurori për të pohuar dijeninë e tyre mbi akuzën e deputetit Tomë Doshi, se ndaj tij është planifikuar një atentat i porositur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Vetë Doshi, në një postim të gjatë në fb ka shtuar edhe një element tjetër të panjohur më parë. Sipas tij, “në Prokurorinë e Krimeve të Renda eshte bere nje kallzim penal nga Petrit Cinari, një ish oficer nga Skrapari.
Regjisori P. Vasi tërheq vëmendjen te një grup “i harruar” dëshmorësh: “Ka ende partizanë shqiptarë të varrosur në Beograd”
Regjisori Pluton Vasi ka tërhequr vëmendjen sot në “Pasdite në Top-Channel” te një çështje e harruar. Çështje që siç tha Vasi aktualizohet shembulli i britanikëve që kujdesen edhe pas kaq vitesh për eshtrat e ushtarë e të vet dhe për kthimin e relikeve që u përkasin. “Ka ende partizanë shqiptarë të varrosur në Beograd”, tha Vasi, duke kujtuar një kategori dëshmorësh thuajse të harruar.
Nëntë deputetët e inkriminuar që SHBA nuk i do, sipas një portali online pranë PD-së
Një portal online pranë Partisë Demokratike, ekspres.al, që herë pas herë publikon si editoriale apo artikuj shkrimet e deputetit Sali Berisha në facebook-un e tij, sipas burimeve të veta konfidenciale pranë Kuvendit, ka zbuluar nëntë deputetët shqiptarë që dyshohet se janë futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Anullimi i takimit të ambasadës së SHBA me Grupin e Miqësisë Shqipëri – SHBA, është bërë për shkak se në përbërje të tij ka elementë të inkriminuar, që sipas portalit janë të gjithë deputetë të mazhorancës PS-LSI, mes tyre edhe një grua.
Unaza e Re, pranga biznesmenit që refuzonte t’u jepte apartamentet pronarëve të truallit sipas kontratës
Pas një serie protestash që kulmuan këto ditë me një grevë urie, Policia e Tiranës arrestoi sot ndërtuesin Namik Pelivani pas kallëzimit nga një përfaqësi banorësh se janë mashtruar nga biznesmeni. Pelivani sipas padisë u ka premtuar disa banorëve se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’u jepte atyre apartamente në këtë pallat. Në këtë konflikt, që ka nisur që në vitin 2012, Namik Pelivani ka refuzuar t’i japë hyrjet duke mos e njohur kontratat noteriale të firmosura mes palëve.
a.k
Fatjon Skënderi sillet me urgjencë nga Gjermania. Dëshmon të mërkurën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Fatjon Skënderi, i përmendur në takimin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me deputetin e Shkodrës si personi që kishte porositur atentatin në emër të Ilir Metës, ka mbërritur me urgjencë në Tiranë për të dëshmuar në Prokurori lidhur me akuzat e Tom Doshit. Ai ishte larguar ne Gjermani pas një atentati ne shtator ne autostradën Tirane-Durrës.
Të tjera amendime në Kodin Rrugor. Kursi i ndihmës së shpejtë të mos bëhet nga Kryqi i Kuq, por nga një agjenci me çertifikatë ndërkombëtare
Deputetët e Komisionit të Sigurisë debatuan mbi amendimet që po i bëhen Kodit Rrugor lidhur me kursin e ndihmës së shpejtë. Propozimi për t’ia hequr këtë të drejtë Kryqit të Kuq dhe për t’ia dhënë subjekteve të liçensuara nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare është kundërshtuar nga deputeti Pjerin Ndreu. Sipas tij, pas këtyre ndryshimeve të Kodit Rrugor fshihen interesa klienteliste. “Është e padrejtë, është antiligjore, është një diskriminim për agjencitë tona. Kjo lë vend për klientelizëm.”-, është shprehur Ndreu.
Anulimi i takimit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, raportohet se ambasada amerikane ka depozituar një memo për tre deputetë të shumicës
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, premtoi nga studio e “Opinion” se Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një sqarim zyrtar se përse u anulua takimi i Grupit të Miqësisë Shqipëri-ShBA. Ai ka pranuar se ambasada amerikane ka shprehur disa shqetësime, por nuk është shtyrë më tej. Sot “Panorama” shkruan se shkak për anulimin e takimit është bërë një memo e ambasadës që ngre shqetësimin për tre deputëtë problematikë brenda mazhotancës, mes të cilëve, sipas gazetës, qëndron edhe deputeti Tom Doshi.