Fatjon Skënderi sillet me urgjencë nga Gjermania. Dëshmon të mërkurën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Fatjon Skënderi, i përmendur në takimin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me deputetin e Shkodrës si personi që kishte porositur atentatin në emër të Ilir Metës, ka mbërritur me urgjencë në Tiranë për të dëshmuar në Prokurori lidhur me akuzat e Tom Doshit. Ai ishte larguar ne Gjermani pas një atentati ne shtator ne autostradën Tirane-Durrës.
Në një intervistë për një të përditshme shqiptare ai ka mohuar të ketë lidhje me një skenar të tillë, ndërsa ka pranuar njohjen me Durim Bamin, personit që sipas Tom Doshit i ishin premtuar nga Skënderi 500 mijë euro për të kryer atentatin. Fatjon Skënderi ka pohuar se me Ilir Metën është takuar para 10 vitesh në një takim elektoral në kombinat dhe se kohët e fundit nuk ka patur asnjë kontakt me te. Por kreu i kuvendit në emisionin “Opinion” deklaroi se nuk ka asnjë njohje me Fatjon Skënderit dhe se me të nuk është takuar asnjëherë.
l.m
Comments
Ore te gjitha mund te
<p>Ore te gjitha mund te qendrojne...edhe qe Meta mund ta kete urdheruar,por edhe qe Toma mashtron...pooor mund te jete edhe qe Bami e ka shpikur te gjihte historine per te marre ndonje "ndihme" nga Toma...bile kjo e fundit me duket me e mundeshmja.</p>
Add new comment