Arkiv-Lajme

Sipas INSTAT, mes të rinjve të moshës 15-29 vjeç, 27 966 nuk duan të punojnë

Postuar në 12 Mars, 2015 13:30

Papunësia mbetet problem madhor në Shqipëri, por mes statistikave figuron edhe një përqindje të rinjsh që nuk duan të punojnë. “INSTAT vëren se 9,1 për qind e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç janë të dekurajuar dhe nuk ofrohen për punë. Në totalin e forcës së punës në këtë grup moshë, që janë 307 319 persona, 27 966 prej tyre nuk duan të punojnë.

Përgjimet e Zaevit, përgjigjet kryeministri Gruevski me një shpjegim origjinal: “Ne jemi në një shkretëtirë, ai do të na bindë se përpara ka një mal”

Postuar në 12 Mars, 2015 12:02

Zoran Zaev, kreu i opozitës maqedonase, prej disa kohësh publikon përgjime të cilat implikojnë pushtein, kryeministrin, por edhe përfaqësues të medias. Po si po i përgjigjet kryeministri maqedonas këtyre përgjimeve, pas të cilat është lidhur aksioni opozitar? Shumë thjesht, i mohon pretendimet. "Me fjalë të tjera, disi si të jemi ne të gjithë në ndonjë shkretërirë, e ai na bind të paramendojmë se para nesh ka mal, ndërsa askush nga ne atë mal nuk e sheh.

Dy fjalë për protestën e sotme të PD-së, që zhvendosi vëmendjen nga problemet e vërteta

Postuar në 12 Mars, 2015 10:37

Menjëherë pas protestës së sotme, opozita, ose më saktë drejtuesit e saj, kanë hedhur në qarkullim dy teza: së pari se në protestë morën pjesë 300 mijë njerëz, pra që ajo ishte një mesazh ndaj qeverisë që duhet marrë seriozisht dhe së dyti, që merr shkas nga e para, është kërkesa për zgjedhje të parakohshme. E bëri në fillim ish-kryeministri Sali Berisha dhe e ka përsritur deputeti Arben Imami. “Rama dhe Meta të pranojnë se humbën”, tha Imami.

Prokuroria kërkon 6 muaj burg për Kristaq Gervenin. Përdori uniformën me gradat e admiralit, ndërkohë që është kundëradmiral

Postuar në 12 Mars, 2015 08:41

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 muaj burg për kundëradmiral Kristaq Gervenin, ish-përfaqësues i Shqipërisë në NATO. Kjo kërkesë bazohet në akuzën e “pranimit të favoreve nga ushtaraku”, parashikuar nga neni 72 i Kodit Penal Ushtarak, pasi pretendohet se gjatë dy takimeve bilaterale të delegacioneve të zhvilluara në NATO, Kristaq Gerveni mbajti veshur shenja dalluese të Gradës ushtarake të Admiralit, në kundërshtim me ligjin, në një kohë që ai mbante gradën kunderadmiral, sipas dekretit të Presidentit në vitin 2009.

Presidenti i Republikës në Katar. Dekoron me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Babain Emir, Sheikh Al Thani. Në delegacion tre përfaqësues të LSI-së në qeveri

Postuar në 12 Mars, 2015 07:56

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndodhet për një vizitë në Katar, ku edhe ëhstë takuar me Emirin Sheikh Tamin Bin Hamad Al-Thani. Siç njoftohet nga Presidenca, në takim është folur për nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve në fushën ekonomike, teksa Presidenti ka propozuar krjimin e komisioneve të përbashkëta ndërshtetërore. Nishani madje ka dekoruar me dekoratën “Flamuri Kombëtar” emirin, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani(data e dekretit, 6 mars), të cilin e ka falënderuar për njohjen e Kosovës.

Fondi 3 për qind/ Mustafa: Askush s’ka garantuar kthimin e parave. Haradinaj sulmon kryeministrin për keqpërdorime të bonove

Postuar në 12 Mars, 2015 07:23

“Koha.net” shkruan se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se ata nuk mund të ndikojnë se me cilat çështje do të merret Gjykata Speciale, e cila dihet se do t’i shqyrtojë dyshimet e ngritura nga raporti i Dick Martyt.

PD: Në protestë, 300 mijë njerëz. Të verfikohen njerëzit e thirrur në armë nga Ilir Meta

Postuar në 12 Mars, 2015 07:20

Partia Demokratike ka bërë një deklaratë pas protestës së sotme. Sipas saj, në protestë kanë qenë 300 mijë njerëz, një shifër që gjithsesi duhet marrë me rezervë. Më tej, PD-ja ka kërkuar që të verifikohen ata që i quajti “persona të thirrur nën armë nga Ilir Meta”. “E kuptojmë shqetësimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës nga 300 mijë shqiptarë që u derdhën në shesh për të protestuar. Ky ishte vetëm fillimi. Policia të identifikojë personat e thirrur nën armë nga Ilir Meta. Pjesa me e madhe me precedentë kriminalë të promovuar në nivelet më të larta të pushtetit”, thuhet në deklaratë.

Doshi kërkesë në prokurori për hetim ndërkombëtar të çështjes

Postuar në 12 Mars, 2015 07:10

Tom Doshi u paraqit edhe të enjten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se deputeti ka kërkuar në prokurori që të ketë një hetim ndërkombëtar për këtë çështje. Kjo edhe për shkak se krerët më të lartë të shtetit kanë dëshmuar për një nga hetimet më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar. Përpara se të mbërrinte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Doshi bëri një postim në FB. “Pavarësisht atyre qe do nxjerrin Iliri me Spartakun,një gjë u garantoj,qe kjo ngjarje nuk është sajese dhe porositësi është Ilir Meta. Zbardhjen e kësaj çështje do ta bej un bashke me ndihmën tuaj.

PS-ja presion Lulzim Bashës. Premton se do të bëhet drejtësi për 21 janarin, rrugën Durrës-Kukës dhe paktin detar me Greqinë

Postuar në 12 Mars, 2015 06:08

Politika po preferon gjuhën e shantazhit dhe të presionit për të arritur uljen e toneve. Pas protestës së opozitës, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, la dalë në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka dërguar disa mesazhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Lulzim Basha ka tre çështje të hapura me drejtësinë, për të cilat duhet të dëshmojë. E para, për tradhtinë kombëtare si ministër i Jashtëm kur i shiti një vendi tjetër hapësirën detare. Të dëshmojë për vjedhjen më të madhe të historisë së shtetit, atë të 230 milionë në rrugën Durrës- Kukës.

Përfundon me një “xhiro” në bulevard protesta e opozitës. Mbështetësit e LSI solidarizohen me Metën: O Ilir, o hero gjithë Shqipëria ty të do!

Postuar në 12 Mars, 2015 05:36

Nuk zgjati më shumë se 45 minuta protesta e opozitës për dorëheqjen e Ilir Metës. Ndonëse u hoqën vija paralele për një protestë të ngjashme me atë të 20 shkurtit të vitit 1991, ku u rrëzua busti i diktatorit Hoxha, grumbullimi në Tiranë i mbështetësve të opozitës u përdor si dekor për fjalimin e drejtuesve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Kreu i opozitës ripërsëriti akuzat për keqqeverisjen e  dyshes Rama-Meta dhe tha se ajo është e rrëzuar moralisht pas përfshirjes së krerëve të mazhorancës në skenarë kriminalë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme