Prokuroria kërkon 6 muaj burg për Kristaq Gervenin. Përdori uniformën me gradat e admiralit, ndërkohë që është kundëradmiral

Postuar në 12 Mars, 2015 08:41

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 muaj burg për kundëradmiral Kristaq Gervenin, ish-përfaqësues i Shqipërisë në NATO. Kjo kërkesë bazohet në akuzën e “pranimit të favoreve nga ushtaraku”, parashikuar nga neni 72 i Kodit Penal Ushtarak, pasi pretendohet se gjatë dy takimeve bilaterale të delegacioneve të zhvilluara në NATO, Kristaq Gerveni mbajti veshur shenja dalluese të Gradës ushtarake të Admiralit, në kundërshtim me ligjin, në një kohë që ai mbante gradën kunderadmiral, sipas dekretit të Presidentit në vitin 2009. Kallëzimin e ka bërë Ministria e Mbrojtjes, ndonëse ndaj kësaj të fundit, ish-kryeministri Berisha ka dekaruar se ka qenë shefi i Shtabit, Jeronim Bazo, ai që i ka dërguar uniformën e rreme Gervenit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.