Presidenti i Republikës në Katar. Dekoron me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Babain Emir, Sheikh Al Thani. Në delegacion tre përfaqësues të LSI-së në qeveri

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndodhet për një vizitë në Katar, ku edhe ëhstë takuar me Emirin Sheikh Tamin Bin Hamad Al-Thani. Siç njoftohet nga Presidenca, në takim është folur për nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve në fushën ekonomike, teksa Presidenti ka propozuar krjimin e komisioneve të përbashkëta ndërshtetërore. Nishani madje ka dekoruar me dekoratën “Flamuri Kombëtar” emirin, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani(data e dekretit, 6 mars), të cilin e ka falënderuar për njohjen e Kosovës. Me interes është edhe fakti se nga qeveria, në delegacionin e kryesuar nga Nishani, kanë qenë tre përfaqësues të LSI-së: Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,Edmond Haxhinasto; Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Berlortaja.
Add new comment