Përfundon me një “xhiro” në bulevard protesta e opozitës. Mbështetësit e LSI solidarizohen me Metën: O Ilir, o hero gjithë Shqipëria ty të do!

Postuar në 12 Mars, 2015 05:36

Nuk zgjati më shumë se 45 minuta protesta e opozitës për dorëheqjen e Ilir Metës. Ndonëse u hoqën vija paralele për një protestë të ngjashme me atë të 20 shkurtit të vitit 1991, ku u rrëzua busti i diktatorit Hoxha, grumbullimi në Tiranë i mbështetësve të opozitës u përdor si dekor për fjalimin e drejtuesve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Kreu i opozitës ripërsëriti akuzat për keqqeverisjen e  dyshes Rama-Meta dhe tha se ajo është e rrëzuar moralisht pas përfshirjes së krerëve të mazhorancës në skenarë kriminalë. Protestuesit e ardhur nga rrethet më pas u shpërndanë paqësisht, duke iu drejtuar autobusëve për t’u kthyer në destinacion.

Ndërkaq mbështetës të LSI-së u mblodhën gjatë paradites përpara selisë së kësaj partie duke shprehur mbështetjen për Ilir Metën me brohorimat: O Ilir, o hero gjithë Shqipëria ty të do!. Sekretari i përgjithshëm i saj Luan Rama tha se nuk është faji i LSI-së që të tjerët tremben nga rritja e kësaj partie.

l.m

Comments

Submitted by Dibrani (not verified) on

<p>Dikush qenka merzitur qe nuk ndodhi as nje 20 Shkurt 1991 dhe as 21 Janar 2011?! Rrjedhimisht protesten e dhjetera mijra personave te lodhur nga premtimet boshe, demagogjia e peshtire, arroganza populiste etj etj, dikush e quan dekor te fjalimeve te disa politikave. Jo or miop (per te qene i sjellshem ne kete koment), pjesemarrja e njerezve shpreh mesazhin fuqishem edhe kur nuk ka te shtena, kur nuk ka flake dhe rremuje neper rruge!</p>

Submitted by LSI Sh.p.k (not verified) on

Keta dallaveraxhinjte e LSI-se te hapin barkun me keto parullat e tipit pro-Chavez. Ilir Meta - i majte- njeriu me i pasur ne Shqiperi, me 100 fije te dukshme e te padukshme me cdo dallaver qe mund te kete. Me nja 30000 vete qe ben c'ben i mban ne pune kot. Me njerez si Naco qe i shtrydhi minierat e Bulqizes dhe tani do vendosi drejtesine. Parti klanesh, me mentalitet bajraktari: une votoj partine se kryetari eshte nga fshati im; duken qe nga parullat, thirren ne emra te pervecem. O popull shtazor, hapi syte she ngrihu bertit. E tha mire Lubonja: "popull skizofren".

LSI - Streha e maskarenjve

LSI - Kanceri I Shqiperise

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.