Arkiv-Lajme

Rreth 21 mijë veta në protestën e PD-së

Postuar në 12 Mars, 2015 05:25

Në momentin kur Lulzim Basha po mbante fjalimin e tij në protestën e sotme të PD-së, turma u afrua drejt tribunës. Duke përdorur Google Earth, matëm njollën e sipërfaqes së zënë nga turma pikërisht kur dëndësia e saj afër tribunës kishte arritur nivelin maksimal.  Na rezultoi se kjo sipërfaqe ishte rreth 7000 metra katror. Ndërsa dëndësia mesatare e turmës (nga Kryeministria deri tek ura e Hotel Dajtit) ishte rreth 3 protestues për metër katror. Pra, pjesmarrja në protestën e sotme të PD-së ka qenë rreth 21 mijë veta. Diçka më shumë se në derbin e fundit Partizani-Tirana…

Re.Pu.

“Toni” çon sërish në Prokurori Tom Doshin. Deputeti i Shkodrës: Kjo ngjarje nuk është sajesë, do t’i shkoj deri në fund

Postuar në 12 Mars, 2015 05:08

Dëshmia e Fatjon Skënderit në Prokurori, duket se ka detyruar prokurorët të rimarrin në pyetje deputetin e Shkodrës, Tom Doshi. Ai është thirrur sërisht të enjten për të dhënë sqarime. Para mbërritjes në godinën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Doshi përmes një postimi në facebook shprehet se  tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarje duke mbetur i bindur se bëhet fjalë për një skenar të vërtetë që ka si porositës Ilir Metën.

Zgjat vetëm pak minuta seanca parlamentare e së enjtes. “Dështon” plani i opozitës për të bllokuar punimet e kuvendit

Postuar në 12 Mars, 2015 04:13

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca plenare e kësaj të enjte që nisi rreth orës 10 të paradites, 1 orë para protestës së lajmëruar të opozitës. Deputetë të saj rrethuan foltoren e kuvendit në sallën ku ishin të pranishëm, kryetari i kuvendit, Meta, kryeministri Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të shumicës..Jo pa ironi kryeparlamentari Meta, shigjetoi ish-kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, të cilën e përgëzoi për look-un dhe kurimin e imazhit të saj enkas për protestën e opozitës.

“Monitor”/ Raporti i FMN: Shqipëria hapa të pamjaftueshëm, kreditë me probleme më të larta në Europë

Postuar në 12 Mars, 2015 02:09

“Monitor” shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë marrë seriozisht me sfidën më të madhe me të cilën përballet sistemi bankar i rajonit, atë të NPL-ve… Sipas “Monitor” raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion” i kushton vëmendje dhe rritjes së kredive me probleme (NPL) në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas grafikëve krahasues të publikuar nga FMN, Shqipëria ishte vendi me nivelin më të lartë të NPL-ve jo vetëm në rajon, por edhe në Europën në zhvillim, në rreth 24% të totalit të huasë në fund të 2014-s.

Agjencia “INA”/ Përgjimet do të nxjerrin në shesh biznesmenët e pistë shqiptarë

Postuar në 12 Mars, 2015 01:58

Përgjimet do të nxjerrin në shesh edhe biznesmenët e pistë shqiptarë, shkruan agjencia e lajmeve “INA”. Afera e përgjimeve pritet të nxjerrë edhe bashkëpunimin e pistë të disa bizneseve shqiptare me krerë të pushtetit aktual në Maqedoni.

“Gazeta Shqiptare”/ Rama mbledh aleatët, mungojnë Milo dhe Gjinushi: Nuk ishim të ftuar

Postuar në 12 Mars, 2015 01:46

Partia Socialiste mblodhi dje, aleatët e koalicionit të zgjedhjeve të 2013­ës, për të diskutuar bashkëpunimin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. “Gazeta Shqiptare”  thotë se takimit me 32 parti të koalicionit i munguan kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe ai i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Sipas arsyetimit që ka dhënë nënkryetari i grupit të PS­së, Taulant Balla në tryezë, Gjinushi e Milo janë ftuar, por janë shprehur se nuk kanë kohë. Ndërsa i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Milo tha: “Nuk kam pasur asnjë ftesë nga PS”.

“Panorama”/ Zbardhet dëshmia e “Tonit” rreth akuzave të Tom Doshit: Nuk dhashë porosi për vrasjen e deputetëve

Postuar në 12 Mars, 2015 01:39

“Panorama” shkruan sot rreth dëshmisë së Fajton Skënderit në Prokurori. Sipas saj, për pesë orë e 40 minuta, Fajton Skënderi, i përmendur ditët e fundit edhe me emrin “Toni” dëshmoi dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai dha deklarime para prokurorit që po heton akuzat e Tom Doshit për një skenar vrasjeje ndaj tij. “Panorama” shkruan se biznesmeni Fajton Skënderi, 46 vjeç, është paraqitur në organin e akuzës rreth orës 09.00 të mëngjesit të djeshëm. Ai ishte i shoqëruar nga forcat speciale të Policisë, ndërsa hyri në godinën e Krimeve të Rënda përmes tunelit të sigurisë.

90 vjet nga themelimi i Medresesë së Tiranës, kryeministri: “Sot si emergjencë shfaqet nevoja e shpëtimit të civilizimit”

Postuar në 11 Mars, 2015 19:24

Medreseja e Tiranës mbushi dje 90 vjet nga themelimi i saj, duke na kujtuar se është një ndër institucionet arsimore fetare më të vjetra në vend. Një fjalë ka mbajtur me këtë rast edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në ceremoni, fjalë përmes së cilës ai ka dërguar disa mesazhe. “Medresetë lipset të konfirmohen në frymën e shekullit në të cilin jetojmë. Në kundërshtim me ç’u mendua nga filozofë entuziastë, edhe pse shpesh herë shumë të kthjellët, sot nuk duket se ideja e Hyjit të ketë vdekur, as që fetë të jenë duke shkuar drejt fundit.

Berisha: “Protesta do të jetë paqësore. Për vrasjen e M. Fufit më ka njoftuar Tom Doshi. Kancelari të huaja i kanë kërkuar Ramës çuarjen e Ilir Metës para drejtësisë”

Postuar në 11 Mars, 2015 13:46

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot në “Ora News”, pak orë para protestës së parashikuar për nesër. Berisha ka përcjellë disa detaje që sipas tij janë të vërteta: Berisha ka deklaruar se kryeministrit aktual, Edi Rama, i është kërkuar nga kancelari të huaja arrestimin e Ilir Metës dhe çuarjen e tij para drejtëisë. Shkak sipas Berishës është korrupsioni dhe lidhjet e Metës me krimin. Më tej, Berisha ka rrëfyer se për vrasjen e supozuar të Mhill Fufit, ai është vënë në dijeni nga Tom Doshi, pas një debati parlamentar.

Faktet e LSI-së: Tom Doshi i dhuroi apartament të shoqes së “vrasësit”, Petrit Cinari. Dhurata që në gusht 2014. Alma Cinari është nga Libofsha

Postuar në 11 Mars, 2015 12:58

Një nga drejtuesit e LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë sërish në mbrëmje në një konferencë për shtyp, ku ka publikuar disa të dhëna që sipas tij njoftojnë se Petrit Cinari, personi që denoncoi vullnetarisht “një vrasje të paguar” kundrejt Tom Doshit, jo vetëm është me kartelë që dëshmon sëmundje mendore, por Tom Doshi, i ka dhuruar të shoqes së tij një apartament. “Po ju bëj publike certifikatë familjare të Petrit Cinarit, i datëlindjes 1963, lindur në Skrapar, është i martuar me zonjën Alma Cinari e datëlindjes 1980, lindur në Libofsh të Fierit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme