“Toni” çon sërish në Prokurori Tom Doshin. Deputeti i Shkodrës: Kjo ngjarje nuk është sajesë, do t’i shkoj deri në fund

Dëshmia e Fatjon Skënderit në Prokurori, duket se ka detyruar prokurorët të rimarrin në pyetje deputetin e Shkodrës, Tom Doshi. Ai është thirrur sërisht të enjten për të dhënë sqarime. Para mbërritjes në godinën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Doshi përmes një postimi në facebook shprehet se tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarje duke mbetur i bindur se bëhet fjalë për një skenar të vërtetë që ka si porositës Ilir Metën.
“Te dashur qytetare. Pavaresisht atyre qe do nxjerrin Iliri me Spartakun,nje gje j'u garantoj,qe kjo ngjarje nuk eshte sajese dhe porositesi eshte Ilir Meta.
Zbardhjen e kesaj ceshtje do ta bej un bashke me ndihmen tuaj.
Jam I vendosur t'i shkoj deri ne fund !”-thekson Doshi.
Add new comment