Faktet e LSI-së: Tom Doshi i dhuroi apartament të shoqes së “vrasësit”, Petrit Cinari. Dhurata që në gusht 2014. Alma Cinari është nga Libofsha

Një nga drejtuesit e LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë sërish në mbrëmje në një konferencë për shtyp, ku ka publikuar disa të dhëna që sipas tij njoftojnë se Petrit Cinari, personi që denoncoi vullnetarisht “një vrasje të paguar” kundrejt Tom Doshit, jo vetëm është me kartelë që dëshmon sëmundje mendore, por Tom Doshi, i ka dhuruar të shoqes së tij një apartament. “Po ju bëj publike certifikatë familjare të Petrit Cinarit, i datëlindjes 1963, lindur në Skrapar, është i martuar me zonjën Alma Cinari e datëlindjes 1980, lindur në Libofsh të Fierit. Personi i panjohur nga Doshi, pa asnjë lidhje, na rezulton se gruas së tij Tom Doshi i ka bërë dhuratë një apartament rreth 80 m2 me nje vlerë 39 mijë e 400 euro, sipas kësaj kontratë shitblerje dhe kjo dhuratë ka ndodhur në gusht të vitit 2014, 3 javë përpara se Tom Doshi të deklaronte për atentatin që ishte përgatitur t’i ndodhte. Kemi të bëjmë me një mashtrim dhe fakte të rënda flagrante për të cilat komentet do të ishin të panevojshme”, deklaroi Petrit Vasili. Ai ka përmendur se A. Cinari është nga Libofsha, zona prej nga ku vjen edhe Dritan Prifti, ndoshta një aludim ky.
Comments
E cfare pastaj se ai qenka me

E cfare pastaj se ai qenka me kartele (nese eshte e vertete)?

Kartela mund te vertetoj pikerisht te kunderten: qe prandaj eshte zgjedhur: me karteele, bente vrasjen dhe askush nuk do

te mbante pergjegjesi!

Dhe, kujt ja shisni keto perralla, qe Tom Doshi i paska blere shtepi gruas se ketij njeriu me kartele!? E ka blere me

emrin e tij, Toma, apo ka huajtur para? Kush e deklaron kete? Si vertetohet?

Kaq budalla qenka Tom Doshi, deputeti juaj nder me te miret?!

Dhe pse tere keta ministra dalin deshimtare e propagandues te Shefit te Tyre, qe i ka bere ministra?

Dhe, asgje nuk ia harrojne Berishes, pervec faktit se keta ishin ministra te tij!

Harroni qe Berisha krimin e ka shpetuar, kur erdhi per vizite tek Ilir Meta, qe te nesermend do dilte i pafajshem...

Add new comment