Zgjat vetëm pak minuta seanca parlamentare e së enjtes. “Dështon” plani i opozitës për të bllokuar punimet e kuvendit

Postuar në 12 Mars, 2015 04:13

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca plenare e kësaj të enjte që nisi rreth orës 10 të paradites, 1 orë para protestës së lajmëruar të opozitës. Deputetë të saj rrethuan foltoren e kuvendit në sallën ku ishin të pranishëm, kryetari i kuvendit, Meta, kryeministri Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të shumicës..Jo pa ironi kryeparlamentari Meta, shigjetoi ish-kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, të cilën e përgëzoi për look-un dhe kurimin e imazhit të saj enkas për protestën e opozitës. Meta u tregua i vendosur për të vijuar me rendin e ditës dhe votimin në mënyrë të përshepjtuar të disa projektligjeve, duke kërkuar edhe nga kryeministri të merrte pjesë në votimin elektronik. Pas mbylljes së seancës, ish-kryeministri Berisha foli për një kapitullim të parlamentit dhe frikë të mazhorancës për t’u përballur me opozitën. Ndërsa kryeministri Rama tha se toleranca e treguar ndaj opozitës në sallën e parlamentit nuk po i jep mundësi asaj të reflektojë. Rama foli edhe për çështjen “Doshi” duke thënë se fundi i hetimeve do të çlirojë opinionin publik nga ankthi që ka krijuar kjo situatë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.