“Gazeta Shqiptare”/ Rama mbledh aleatët, mungojnë Milo dhe Gjinushi: Nuk ishim të ftuar

Partia Socialiste mblodhi dje, aleatët e koalicionit të zgjedhjeve të 2013ës, për të diskutuar bashkëpunimin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. “Gazeta Shqiptare” thotë se takimit me 32 parti të koalicionit i munguan kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe ai i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Sipas arsyetimit që ka dhënë nënkryetari i grupit të PSsë, Taulant Balla në tryezë, Gjinushi e Milo janë ftuar, por janë shprehur se nuk kanë kohë. Ndërsa i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Milo tha: “Nuk kam pasur asnjë ftesë nga PS”. Në këtë takim është shtuar edhe Aleanca Demokratike, e drejtuar dikur nga Neritan Ceka. Të pranishëm ishin edhe Petro Koçi i PSV ‘91, Ervin Mete i G99, Kurt Kola i të persekutuarve etj. Në fakt, kjo mbledhje është thirrur nga kryeministri Rama, por meqë ai kishte tjetër angazhim, me Komunitetin Mysliman, ajo u drejtua nga Taulant Balla. Deputeti Balla u tha aleatëve se në këto zgjedhje, PS i fton ata të dalin së bashku, ashtu siç bënë në zgjedhjet e 2013ës, për të maksimizuar votat.
Add new comment