“Monitor”/ Raporti i FMN: Shqipëria hapa të pamjaftueshëm, kreditë me probleme më të larta në Europë

“Monitor” shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë marrë seriozisht me sfidën më të madhe me të cilën përballet sistemi bankar i rajonit, atë të NPL-ve… Sipas “Monitor” raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion” i kushton vëmendje dhe rritjes së kredive me probleme (NPL) në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas grafikëve krahasues të publikuar nga FMN, Shqipëria ishte vendi me nivelin më të lartë të NPL-ve jo vetëm në rajon, por edhe në Europën në zhvillim, në rreth 24% të totalit të huasë në fund të 2014-s. Ky tregues nuk ka zbritur nga kulmi i vet dhe është rreth 7-8 pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja e rajoni prej rreth 15-16%. Nivelin më të ulët të kredive me probleme e kanë Maqedonia dhe Kosova, sipas grafikut. “Monitor” bën të ditur se raporti pranon që në Shqipëri janë bërë reforma—p.sh. përmirësimi i fundit në trajtimin fiskal të huave të fshira dhe hapa për të përmirësuar ekzekutimin e kolateralit. Por, sipas këtij raporti, ka pasur shumë pak përmirësim në terren, për shkak të zbatimit të dobët.
Add new comment