Agjencia “INA”/ Përgjimet do të nxjerrin në shesh biznesmenët e pistë shqiptarë

Përgjimet do të nxjerrin në shesh edhe biznesmenët e pistë shqiptarë, shkruan agjencia e lajmeve “INA”. Afera e përgjimeve pritet të nxjerrë edhe bashkëpunimin e pistë të disa bizneseve shqiptare me krerë të pushtetit aktual në Maqedoni. Bisedat siç mëson “INA” do të nxjerrin në shesh linjën e hapur bashkëpunuese politike të disa biznesemenëve me pushtetin aktual, me qëllim të ruajtjes së pozicionit të tyre dhe përfitimeve, tenderët e kurdisur shumëmilionësh, reketimet masive, dirigjimin e votës shqiptare aty ku ishte ndikimi i këtyre bizneseve por edhe manipulime të ndryshme skandaloze si dhe sponsorizime të partive maqedonase me mijëra euro. Sipas “INA”-s bëhet e ditur se një pjesë e bizneseve të pastra shqiptare, duke rezistuar nga ky bashkëpunim kanë përfunduar në falimentim dhe vuajtje të mëdha, për shkak të reketimit masiv dhe presioneve të mëdha.
Add new comment