Arkiv-Lajme

I penduari i Ndraghetas, Nocera: Si i bleva një makinë BMW politikanit shqiptar për të kaluar hashashin

Postuar në 09 Mars, 2015 08:41

Dëshmia e të penduarit të Ndranghetas në Itali, Luciano Nocera, ka rrëfyer lidhjet e trafikut të drogës me Shqipërinë. Nocera ka përmendur edhe përfshirjen e një politikani shqiptar, para se të ndërroheshin qeveritë në Shqipëri dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit. Sipas shtypit italian, ai tregon se si i ka dërguar politikanit në fjalë një makinë tip “BMW” që të kalonte kanabisin nga Shqipëria në Itali.

Mark Frroku rrëzon sy më sy versionin e Doshit. S’ka patur asnjë dijeni për ndonjë atentat

Postuar në 09 Mars, 2015 07:28

Pas dy orëve dëshmi në zyrën e prokurorëve, në një ballafaqim me Tom Doshin, kolegu dhe miku i tij Mark Frroku  është shprehur për A1 Report se i ka qëndruar dëshmisë që dha të premten kur tha se nuk ka pasur asnjë dijeni për atentatin. Deputeti i Partisë Kristian Demokrate ka rrëzuar kështu pretendimin se ka qenë ai personi që e ka lajmëruar Doshin për një atentat të mundshëm ndaj tij gjashtë muaj më parë.

Komuniteti Mysliman kërkon rishikimin e teksteve shkollore ku trajtohen çëshje fetare dhe ofron konsulencë. Ministria deklaron korrigjimin e gabimit në Sociologjinë 11

Postuar në 09 Mars, 2015 06:07

Para disa javësh në media qarkulloi një lajm mbi një pasaktësi në tekstin e sociollogjisë, klasa 11, ku thuhet se “Muhamedi është biri i Zotit”. Për këtë arsye Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka përcjellë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ku i kërkon rishikimin e teksteve shkollore ku trajtohen çështjet fetare islame. “Gjatë këtyre ditëve qarkullon në mediat e komunikimit një pasaktësi e dallueshme në tekstet shkollore të miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili ngjall zemërim te besimtarët myslimanë.

“Toni” reagon nga jashtë shtetit: Skenar i ulët, jam gati të dëshmoj, nuk e di pse Doshi më zgjodhi mua për lojën e tij

Postuar në 09 Mars, 2015 05:41

Ka reaguar Fatjon Skënderi, personazhi “Toni” që akuzohet nga Tom Doshi si “porositësi” i vrasjes së ti. Ai e ka mohuar kategorikisht këtë gjë për gazetën Mapo.

Autobusi përplaset me fuoristradën në Gramsh, 1 i vdekur dhe disa të plagosur (Video)

Postuar në 09 Mars, 2015 04:25

Një aksident automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Skëndërbegas-Sultë në afërsi të fshatit Çekrez në Gramsh. Autobuzi me targë AA643 CK është përplasur me fuoristradën me targë AA 875 CK. Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i vdekur shtetasi Hysen Braçja 55 vjec i cili udhëtonte në automjetin tip fuoristradë. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur 11 persona të tjerë të cilët janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Padia për shpifje, Ristani i kërkon Ramës të tërhiqet, pasi ai kishte folur “në emër të PD-së”

Postuar në 09 Mars, 2015 03:52

Çështja e dytë që kryeministri Rama ka në Gjykatën e Lartë është padia për shpifje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani. Rama deklaroi se do e ndjekë deri në fund këtë çështje. Pas daljes nga gjykata, Rama përsëriti vendosmërinë e tij për të pastruar politikën nga shpifjet, ndërsa Ristani tha se ka prova për akuzat e tij. Ai tha se do paraqesë në gjykatë një deklaratë të Dritan Priftit, që thotë se e ka parë Ramën duke marrë kokainë.

Berisha hyn e del nga prokuroria, 50 minuta dëshmi, pastaj fton qytetarët për protestë

Postuar në 09 Mars, 2015 03:38

Nga ora 9.09 deri në 10.00, përreth 50 minuta ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në organin e akuzës, për herë të parë gjatë karrierës së tij politike. Berisha dha dëshminë e tij në lidhje me pretendimet e bëra publike nga Tom Doshi se kryeparlamentari Meta ka paguar për ekzekutimin e tij gjashtë muaj më parë. Me të zbritur nga makina shoqëruese, Berisha është kthyer nga gazetarët duke përshëndetur me dy gishta. Besohet se moment kyç që Berisha duhet të zbardhë, është për deklaratën që dha nga Kuvendi kur tha se e ka ditur tre muaj më parë për atentatin e mundshëm.

“Panorama”/ Mark Frroku përballet sot me Doshin në prokurori. Deklarata: S’di pse Toma më përfshiu, nuk kam asnjë lidhje me të

Postuar në 09 Mars, 2015 01:44

“Panorama” shkruan se deputeti i Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku, do të jetë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u ballafaquar me deputetin Tom Doshi.  Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton akuzat e deputetit Doshi se është tentuar të vritet nga njerëz të pagua nga kryetari i Kuvendit, ka thirrur dy deputetët, Doshi dhe Frroku, për të ballafaquar një moment të dëshmisë të ish­deputetit socialist. Sipas Doshit, planin për vrasjen e tij nga Durim Bami e kishte marrë vesh fillimisht nga Mark Frroku.

"Përballemi me situatën gjeopolitike më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore”, pohon Rothschild

Postuar në 08 Mars, 2015 20:06

Pesimizmi për të ardhmen e afërt të ekonomisë europiane, por jo vetëm, përshkon thuajse të gjitha analizat. Së fundmi edhe një person i rëndësishëm dhe që përfaqëson shumëçka në perëndim, Lord Rothschild, ka nënvizuar komplikimin e situatës aktuale gjeopolitike, që sipas tij është më e rrezikshmja që nga Lufta e Dytë Botërore.

A do të jetë e dhunshme protesta e opozitës në 12 Mars? Basha foli për një betejë pa kthim për rrëzimin e diktatit të krimit

Postuar në 08 Mars, 2015 15:33

Zëra pranë Partisë Demokratike thanë për ResPublica se në radhët e opozitës ka mendime të ndryshme për mënyrën sesi do të protestohet në 12 Mars në Tiranë. Krahu “radikal” nëse mund të quhet kështu rrethi i ish-kryeministrit Berisha mbështet një reagim të fortë kundër qeverisë, ndërsa kryetari Basha është për një marshim pa tone të tilla që mund të çojnë në eksese të dhunshme gjatë protestës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme