Komuniteti Mysliman kërkon rishikimin e teksteve shkollore ku trajtohen çëshje fetare dhe ofron konsulencë. Ministria deklaron korrigjimin e gabimit në Sociologjinë 11

Para disa javësh në media qarkulloi një lajm mbi një pasaktësi në tekstin e sociollogjisë, klasa 11, ku thuhet se “Muhamedi është biri i Zotit”. Për këtë arsye Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka përcjellë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ku i kërkon rishikimin e teksteve shkollore ku trajtohen çështjet fetare islame. “Gjatë këtyre ditëve qarkullon në mediat e komunikimit një pasaktësi e dallueshme në tekstet shkollore të miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili ngjall zemërim te besimtarët myslimanë. Përkatësisht; në faqen 109 të Sociologjisë, Klasa 11, e mesme, me autor: Fatos Tarifa, Klementim Mile, dhe Flora Gjoka. ISBN 978-99956-93-10-7, ku citohet: “Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është biri i tij. Gjuha e përdorur në tekstin shkollor nuk është korrekte në kontekstin e asaj që përfaqëson besimi Islam, në besimin në një Zot të vetëm dhe Muhamedi është i dërguari i Tij, dhe JO biri i tij dhe rrjedhimisht është i pasaktë. Ju kujtojmë se, përsa i përket botimit të teksteve shkollore që kanë lidhje me çështje fetare, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është i gatshëm të ofrojë konsulencën e duhur komisionit të miratimit të teksteve shkollore. Nisur nga kjo, kërkojmë nga ana juaj korrektimin e gabimit në fjalë”, thuhet në kërkesën e KMSH-së”, thuhet në njoftimin e KMSH. Ministrja është përgjigjur duke deklaruar korrigjimin e gabimit dhe rishtypjen e teksti. “Kemi kontaktuar me botuesin “Mediaprint”, botues të cilit i takon teksti “Sociologjia 11”, në të cilin është konstatuar pasaktësia… Ky botues ka marrë masat, duke rishtypur faqen ku është konstatuar pasaktësia dhe duke organizuar shpërndarjen e saj në shkallë vendi, te të gjithë nxënësit që janë pajisur më këtë tekst”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Arsimit.
http://www.kmsh.al/al/2015/03/pas-kerkeses-se-kmsh-sse-minis...
Comments
Po ligjet e sundimtarve te

Po ligjet e sundimtarve te Arabise Saudite te shekullit te VII, pra SHEIATIN, te cilat bijne ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise, ju te Komunitetit Musliman a do ti leni perseri neper shkollat e mesme fetare-medereset apo do ti hiqni ?

Ne nji shtet si Shqipnia nuk mund tu mesohen nxansve njikohesisht dy ligje qe kundershtojne njena tjetren.

Ministria eshte icik e zene

Ministria eshte icik e zene me Kapitenin. Sa te mbaroj pune do ju dergoj fjale.

Add new comment