Autobusi përplaset me fuoristradën në Gramsh, 1 i vdekur dhe disa të plagosur (Video)

Një aksident automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Skëndërbegas-Sultë në afërsi të fshatit Çekrez në Gramsh. Autobuzi me targë AA643 CK është përplasur me fuoristradën me targë AA 875 CK. Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i vdekur shtetasi Hysen Braçja 55 vjec i cili udhëtonte në automjetin tip fuoristradë. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur 11 persona të tjerë të cilët janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në automjetin tip Fuoristradë udhëtonin 4 persona ndërsa autobusi transportonte nxënës mësues dhe udhëtarë të rastësishëm. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Ende nuk janë zyrtarizuar shkaqet e këtij aksidenti. Burime policore pohuan se paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë një manovrim i gabuar i drejtuesit të fuoristradës. Policia ka shoqëruar për në komisariat dy drejtuesit e automjeteve.
l.m
Add new comment