“Toni” reagon nga jashtë shtetit: Skenar i ulët, jam gati të dëshmoj, nuk e di pse Doshi më zgjodhi mua për lojën e tij

Ka reaguar Fatjon Skënderi, personazhi “Toni” që akuzohet nga Tom Doshi si “porositësi” i vrasjes së ti. Ai e ka mohuar kategorikisht këtë gjë për gazetën Mapo.
“Me videoregjistrimin e transmetuar në sfondin e të cilit duken Durim Bami nga njëra anë dhe nga ana tjetër z. Tom Doshi që e pyet, jam njohur ditën që u transmetua në Tv Klan. Jam çuditur dhe jam shokuar për përfshirjen e personit tim aty, si dhe për mënyrën e formulimit të asaj bisede, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një intrigë, të cilën unë e hedh poshtë me neveri”, thotë ai. “Toni” shprehet se ka kërkuar të ballafaqohet me Doshin, po ky i fundit nuk ka pranuar, duke i thënë të mos kthehej në Shqipëri se do ta ndalonte policia.
“Me deputetin Tom Doshi jam njohur nëpërmjet nipit të tij, para shumë vitesh. Mund të jem takuar mbase dy herë gjatë kësaj periudhe. Ndërsa me nipat e tij vazhdoj të kem miqësi edhe tani që flasim. Kur pashë videoregjistrimin u shqetësova dhe mora në telefon nipin e Tomës. Ai m’u përgjigj se janë disa thashetheme, por hajde të sqarohemi. I dërgova fjalë Tom Doshit duke i thënë se dua ta takoj burrërisht, por Toma pas disa ditësh më çoi fjalë e më tha mos u kthe, se nuk i zë besë ministrit Tahiri dhe policia do të ndalojë”, thotë Skënderi. Skënderi shprehet se është gati të kthehet në Shqipëri për të dëshmuar. Ai mendon se ngjarja e atentatit ndaj tij më 1 shtator lidhet me faktin se dikujt i interesonte që ai të vritej. “I vetmi faj i imi është se kam një lokal në afërsi të shtëpisë së Ilir Metës. Por pse më zgjodhe mua Tom Doshi?”
a.k
Add new comment