Berisha hyn e del nga prokuroria, 50 minuta dëshmi, pastaj fton qytetarët për protestë

Postuar në 09 Mars, 2015 03:38

Nga ora 9.09 deri në 10.00, përreth 50 minuta ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në organin e akuzës, për herë të parë gjatë karrierës së tij politike. Berisha dha dëshminë e tij në lidhje me pretendimet e bëra publike nga Tom Doshi se kryeparlamentari Meta ka paguar për ekzekutimin e tij gjashtë muaj më parë. Me të zbritur nga makina shoqëruese, Berisha është kthyer nga gazetarët duke përshëndetur me dy gishta. Besohet se moment kyç që Berisha duhet të zbardhë, është për deklaratën që dha nga Kuvendi kur tha se e ka ditur tre muaj më parë për atentatin e mundshëm.

Një element i veçantë është fakti se dëshmia e Berishës u dha para prokurorit Blerim Tominaj, i cili i ka kërkuar edhe më herët Berishës të japë dëshmi për 21 Janarin. Megjithatë, pasi doli nga selia e akuzës, Berisha doli para mediave duke ftuar qytetarët për protestë dhe bërë aludimet e zakonshme, por pa ekspozuar dëshminë e tij. Sipas tij, prokurorët bëjnë detyrën e tyre, por “edhe ata janë njerëz, dhe nuk mund të zbardhin gjë derisa Rame e Meta janë në pushtet”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.