"Përballemi me situatën gjeopolitike më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore”, pohon Rothschild

Pesimizmi për të ardhmen e afërt të ekonomisë europiane, por jo vetëm, përshkon thuajse të gjitha analizat. Së fundmi edhe një person i rëndësishëm dhe që përfaqëson shumëçka në perëndim, Lord Rothschild, ka nënvizuar komplikimin e situatës aktuale gjeopolitike, që sipas tij është më e rrezikshmja që nga Lufta e Dytë Botërore. “Ne po përballemi me një situatë gjeopolitike, ndoshta më e rrezikshmja që nga LIIB: kaosi dhe ekstremismi në Lindjen e Mesme, agresioni dhe ekspansioni rus dhe një Europë e dobësuar, e kërcënuar nga një papunësi e frikshme...”, shkruan Jacob Rothschild në një raport vjetor të Strategic Report of RIT Capital Partners plc (RIT), një trust investimesh.
http://sputniknews.com/analysis/20150307/1019201917.html#ixz...
Add new comment