I penduari i Ndraghetas, Nocera: Si i bleva një makinë BMW politikanit shqiptar për të kaluar hashashin

Dëshmia e të penduarit të Ndranghetas në Itali, Luciano Nocera, ka rrëfyer lidhjet e trafikut të drogës me Shqipërinë. Nocera ka përmendur edhe përfshirjen e një politikani shqiptar, para se të ndërroheshin qeveritë në Shqipëri dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit. Sipas shtypit italian, ai tregon se si i ka dërguar politikanit në fjalë një makinë tip “BMW” që të kalonte kanabisin nga Shqipëria në Itali.
“Para se të ndryshonte qeveria dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit, i dërgova BMW-në politikanit shqiptar që të kalonte kanabisin.” Kalabrezi Luciano Nocera i akuzuar për vrasje dhe trafik droge është bërë bashkëpunëtor i Prokurorisë italiane kundër organizatës mafioze në të cilën ai ka bërë pjesë. Nocera tregon rrugët e ndjekura për trafikimin e drogës jo vetëm nga Shqipëria por edhe në vendet e tjera të BE-së si Zvicra. Ai ka pranuar gjithashtu edhe vrasjen e 3 personave.
http://www.ilfattoquotidiano.it/2015/03/08/ndrangheta-como-pentito-laffi...
a.k
Add new comment