Arkiv-Lajme

Shtohen masat e sigurisë për deputetin Tom Doshi, merret në mbrojtje nga policia

Postuar në 08 Mars, 2015 04:42

Deputeti Tom Doshi është marrë në mbrojtje nga policia. Lajmi publikohet nga “GSH” që citon burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas gazetës, deputeti i Shkodrës është marrë në mbrojtje nga uniformat blu por ende nuk ka detaje se sa është numri i efektivëve që janë vënë në dispozicion të ish-deputetit socialist. “Burime pranë Policisë së Shtetit sqarojnë se nga vetë deputeti nuk ka pasur kërkesë zyrtare për ta marrë në mbrojtje.

Aleatët e PS-së paralajmërojnë mundësinë e krijimit të një poli të ri për zgjedhjet e 21 qershorit

Postuar në 08 Mars, 2015 03:35

Partitë e vogla të së majtës paralajmërojnë se nëse nuk do të konsultohen nga Partia Socialiste për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, mund të organizohen në një grupim të ri politik. Gazeta “Panorama” ka kontaktuar me kreun e Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, i cili ka konfirmuar se nuk është thirrur nga partia kryesore e mazhorancës dhe se nga ana tjetër, janë zhvilluar takime me partitë e tjera të koalicionit të majtë. “Ne potencialin tonë elektoral nuk do ta shkrijmë me kandidatët e PS-së apo LSI-së si detyrim.

Ndryshe nga sa ndodhi në Tiranë, në Vlorë parkingjet janë dhënë me koncesion për 15 vite

Postuar në 08 Mars, 2015 02:28

Pak javë më parë kryeqyteti u përfshi nga debate të forta lidhur me një vendim për dhënien me koncesion të parkingjeve. Bashkia e Tiranës u tërhoq pas kundërshtive të forta që erdhën nga këshilltarët bashkiakë. Ndryshe nga sa ndodhi në Tiranë, në Vlorë koncesioni i parkingjeve me pagesë është bërë fakt.

Gazeta “Dita” shkruan se në heshtje të plotë, këshilli bashkiak i Vlorës, me vendim unanim ka dhënë me koncesion parkingjet e qytetit bregdetar, për jo pak, por 15 vjet.

Raportohet se ekziston një video tjetër Doshi-Bami

Postuar në 08 Mars, 2015 01:46

Duke cituar burime nga organet hetimore, “shqiptarja.com” shkruan sot se ekziston një rrëfim tjetër i Durim Bamit përpara deputetit Tom Doshi. Por ndryshe nga rrëfimi që është publikuar nga deputeti dhe që është transmetuar në të gjitha mediat, videoja tjetër, sipas gazetës, ka një detaj të rëndësishëm.

Përplasje me armë në Bushat të Shkodrës; 1 e vdekur dhe 2 të plagosur

Postuar në 08 Mars, 2015 01:29

Një sherr mes dy grupeve në barin e një hoteli në fshatin Bushat të Shkodrës ka përfunduar me një vajzë të vrarë dhe dy të rinj të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në lokalin “Argenti”, në zonën e quajtur Kryebushat. Sipas dëshmitarëve, në lokalin me muzikë ‘live’ ka ndodhur fillimisht një sherr verbal e më pas një përleshje fizike. Një çift ka dashur të largohet, por është ndjekur jashtë lokalit dhe është qëlluar me armë zjarri tip Kallashnikov. Për pasojë ka mbetur e vrarë vajza E. T rreth 19 vjeç.

“Gazeta Shqiptare”/ 1 shtator 2014, atentati ndaj “Tonit”, si u shpëtoi plumbave te mbikalimi i Kamzës

Postuar në 08 Mars, 2015 01:12

Në “Gazeta Shqiptare” shkruhet sot se Fation Skënderi, personi që implikohet nga Tom Doshi në një komplot për vrasjen e tij dhe të Mhill Fufit, ka qenë viktimë e një atentati të dështuar. Burime të policisë thanë dje për “Gazeta Shqiptare”, se në datën 1 shtator të vitit të kaluar, në hyrje të autostradës Tiranë­Durrës është tentuar të ekzekutohej në makinën e tij me armë zjarri Fation Skënderi, ose siç quhet ndryshe “Toni”.

Artan Lame: Legalizimet, deri në fund të mandatit; tanimë një çështje teknike, jo më politike

Postuar në 07 Mars, 2015 15:56

Në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, këtë të shtunë ishte e ftuar për intervistën fotografike drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame. Mes të tjerash ai foli dhe për legalizimet. "Shqiptarët në vetvete nuk  janë popull sedentar, por janë popull që lëvizin. Të paktën 1000 vitet e fundit kështu ka ndodhur. Edhe kjo që ndodhi në demokraci nuk është ndonjë çudi. Por ishte gafë e dyfishtë e regjimit të Evner Hoxhës, e para që bllokoi lëvizjen, dhe e dyta që thoshte ‘lindni sa më shumë fëmijë’. Sapo ky kufi ndarës ra, ata që jetonin shumë keq në zona të thella u dyndën drejt fushave.

Evakuohet familja e presidentit Obama. Alarm në Shtëpinë e Bardhë pas shpërthimit të një kantine (Video)

Postuar në 07 Mars, 2015 15:00

Një shpërthim i fuqishëm pranë Shtëpisë së Bardhë alarmoi autoritetet e sigurisë që kanë në ruajtje presidentin amerikan Barak Obama. Shpërthimi ndodhi në momentin që kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe familja e tij do të hipnin në një  helikopter për të udhëtuar drejt Alabamës në kuadër të 50-vjetorit të marshimit për të drejtat e njeriut. Shërbimet e sigurisë dhe policia lokale bllokuan menjëherë zonën, nga ku u mësua se shpërthimi kishte të bënte me një kantinë të lëvizshme, e cila mori flakë për arsye që ende nuk dihen.

"New York Times"/ Ekonomia dhe korrupsioni, kosovarët, dje luftuan për tokën e tyre, sot largohen

Postuar në 07 Mars, 2015 13:10

E përditshmja amerikane, “New York Times”, në numrin e sotëm, i ka kushtuar një shkrim gjendjes në Kosovë, të krijuar nga emigrimi ilegal i shtetasve, për në vendet e BE-së dhe me gjerë. Shkrimi kësaj gazete nis me familjen Cakaj, e cila ka ndërtuar disa shtëpi përgjatë bulevardit “Tony Blair” në Prishtinë, por tani, kur kufiri me Serbinë është hapur, këta dëshirojnë të ikin për një të ardhme më të mirë. “Djali im nuk kishte asnjë zgjidhje. Ai kishte vetëm një lopë, qumështin e të cilës e shiste në një treg në Prishtinë”, shprehet Xhevat Cakaj.

Berisha bën thirrje për protestë më 12 Mars. A është kjo arsyeja që PD nuk protestoi më 20 Shkurt?

Postuar në 07 Mars, 2015 12:42

20 shkurtin, ditën  e rrëzimit të bustit  të diktatorit Hoxha opozita e përkujtoi me një aktivitet simbolik  në qendër të Tiranës ku mbajtën fjalime kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqatave dhjetoriste e ish-të përndjekurve politikë. Kjo ishte hera e parë në 23 vjet që Partia Demokratike la “pas dore” një datë të shënuar për të, duke mos zgjedhur të protestojë, ndonëse sipas saj kishte arsye të mjaftueshme për të kundërshtuar qeverinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme