“Gazeta Shqiptare”/ 1 shtator 2014, atentati ndaj “Tonit”, si u shpëtoi plumbave te mbikalimi i Kamzës

Në “Gazeta Shqiptare” shkruhet sot se Fation Skënderi, personi që implikohet nga Tom Doshi në një komplot për vrasjen e tij dhe të Mhill Fufit, ka qenë viktimë e një atentati të dështuar. Burime të policisë thanë dje për “Gazeta Shqiptare”, se në datën 1 shtator të vitit të kaluar, në hyrje të autostradës TiranëDurrës është tentuar të ekzekutohej në makinën e tij me armë zjarri Fation Skënderi, ose siç quhet ndryshe “Toni”. “Gazeta Shqiptare” sqaron gjithashtu se burime të sigurta të saj, pohojnë se rreth orës 19:30 të datës 1 shtator, kanë marrë informacionin se në autostradën TiranëDurrës një personi i ishte bërë atentat me armë zjarri. Të njëjtat burime shtojnë se pasi uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konfirmuar se atentati është bërë pikërisht në zonën e mbikalimit të Kamzës, në hyrje të autostradës që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar të Durrësit. Nga të njëjtat burime sqarohet se Skënderi udhëtonte me një makinë BMË X6”, ngjyrë vishnje, në momentin që mendohet se është qëlluar më shumë se 10 herë me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, të cilët pas atentatit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se pasi uniformat blu kanë shkuar te zona ku kishte ndodhur atentati, kanë gjetur vetëm automjetin e Fation Skënderit, i cili ishte dëmtuar në pjesën e kofanos, te xhami i përparmë, si dhe në derën e shoferit.
Add new comment