Raportohet se ekziston një video tjetër Doshi-Bami

Postuar në 08 Mars, 2015 01:46

Duke cituar burime nga organet hetimore, “shqiptarja.com” shkruan sot se ekziston një rrëfim tjetër i Durim Bamit përpara deputetit Tom Doshi. Por ndryshe nga rrëfimi që është publikuar nga deputeti dhe që është transmetuar në të gjitha mediat, videoja tjetër, sipas gazetës, ka një detaj të rëndësishëm.

“Ekziston një video e dytë në të cilën shfaqet rrëfimi i Durim Bamit, përpara Tom Doshit, regjistruar në ambientet e zyrës së deputetit të Shkodrës, ish- pjestar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Fakti konfirmohet nga burime të besueshme të hetimit. Fakt ky i pohuar nga Bami gjatë deklarimit të tij për hetuesit, por me një detaj shokues: sipas Durim Bamit, gjatë gjithë rrëfimit të tij të parë, Tom Doshi kishte një pistoletë në dorë drejtuar mbi kokën e dëshmitarit” shkruan sot “shqiptarja.com”.

http://shqiptarja.com/home/1/ekskluzive--ka-video-t--dyt--doshi-pistolet--n--kok--bamit-277404.html

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.