Aleatët e PS-së paralajmërojnë mundësinë e krijimit të një poli të ri për zgjedhjet e 21 qershorit

Postuar në 08 Mars, 2015 03:35

Partitë e vogla të së majtës paralajmërojnë se nëse nuk do të konsultohen nga Partia Socialiste për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, mund të organizohen në një grupim të ri politik. Gazeta “Panorama” ka kontaktuar me kreun e Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, i cili ka konfirmuar se nuk është thirrur nga partia kryesore e mazhorancës dhe se nga ana tjetër, janë zhvilluar takime me partitë e tjera të koalicionit të majtë. “Ne potencialin tonë elektoral nuk do ta shkrijmë me kandidatët e PS-së apo LSI-së si detyrim. Nëse do të vijojë ky qëndrim, atëhere ne bashkë me disa parti të tjera do të ndërmarrim hapa konkretë drejt një grupimi  që do të dalë me kandidatët e tij në këto zgjedhje” është shprehur Milo për gazetën.  

Artikulli i plotë: http://www.panorama.com.al/kercenojne-aleatet-milo-grupim-te-ri-nese-nuk-negociojme-me-ps/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.