Arkiv-Lajme
Basha: Rama po tenton t’i diktojë Prokurorisë variantin e tij për ngjarjen
Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama se po tenton t’i diktojë Prokurorisë variantin e tij për çështjen Doshi, duke e quajtur atë skenar aktrimi. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Basha thotë se, pavarësisht fakteve dhe rrethanave, hetimit dhe punës që duhet të bëjë drejtësia, Kryeministri imponohet duke konkluduar ai i pari për këtë ngjarje. Sipas Bashës, Kryeministri Rama e kishte përgatitur verdiktin e tij dhe se nuk ngurroi të vihej në krye të skemës së krijimit të alibive dhe ushtrimit të presionit ndaj drejtësisë.
Rama: Atentati, një histori e shëmtuar, fajtorët e ngjarjes të mbajnë përgjegjësi
“Koha kur kryeministri i Shqipërisë e trajtonte prokurorinë si ushqim për qentë ka mbaruar më 23 qershor të 2013, uroj që ftesa për të ardhur sot këtu të jetë shprehje e vullnetit të prokurorisë për ta zbardhur historinë e të vërtetës së shëmtuar”. Pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen "Doshi", kryeministri Edi Rama ka dalë përpara gazetareve ky foli shkurtimisht: "I kërkova Prokurorisë zbardhjen e kësaj historie të shëmtuar. Jeta politike e shqiptarëve s'mund të vazhdojë nga filmi në film".
Berisha: Meta frikë nga skenari që ka gatuar, nuk kam marrë asnjë ftesë nga Prokuroria
Duke kërkuar përsëri dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryeparlamentarit, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se Meta po tregon papërgjegjshmërinë më të lartë dhe frikën e tmerrshme nga skenari që ka gatuar. "Meta po përdor postin e rëndësishëm për të mbrojtur aktet makabër që ka projektuar", tha Berisha. Gjithashtu ai deklaroi para mediave se nuk ka marrë asnjë ftesë nga institucioni i akuzës për të dhënë deklaratat e tij, mbi çështjen 'Doshi", që ka përfshirë politikën shqiptare. "Në çdo rast që Prokuroria të më thërrasë, unë do të jem aty", tha Berisha.
“Mapo”: Nëse video rezulton mashtrim, 8 vjet burg për Tom Doshin
Në faqen e saj online “Mapo” shkruan se atentati i hamendësuar ndaj Tom Doshit mund t’i kushtojë shumë deputetit të parlamentit shqiptar nëse rezulton se është një mashtrim. Doshi paraqiti një video ku shihet dëshmitari D.Bami i cili pranon se është përgatitur një atentat vrasje ndaj Doshit. Por mbi vërtetësinë e videos janë hedhur shumë dyshime. “Mapo” shkruan se nëse rezulton se gjithçka është stisur nga vetë deputeti ai rrezikon deri në 8 vjet burg. Po sipas “Mapos” ndaj tij do të ngrihen dy akuza, “korruptim dëshmitarësh” si dhe “dhënie informacionesh të rrema”.
Oerd Bylybashi: Karriera e Metës në vite, një kronikë e gjatë paburrnie
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, thotë se kryeparlamentari Meta ka frikë të ulet para drejtësisë si deputet i thjeshtë. Duke i bërë një analizë, karrierës politike të Metës në vite, Bylykbashki shprehet: “Disa e quajnë këtë sjellje të Metës si zgjuarsi, disa e quajnë pragmatizëm dhe të tjerë e quajnë politikë. Në fakt është një kronikë e gjatë paburrnie, që ka si qëllim vetëm pushtetin dhe paratë.” “I vetmi akt “burrnie” i Ilir Metës është ngritja e shtangës, – shkruan deputeti i PDsë në Fb.
“Shqiponja” kontrollon banesën e bizneset e Durim Bamit, s‘gjen prova; armë, municion, apo ndonjë objekt të dyshimtë
“Panorama” shkruan se forcat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e Durim Bamit në Nikël të Krujës dhe në lokalet e basteve sportive që ai administron në Fushë– Krujë. Kontrollet janë kryer nga disa oficerë të Policisë së Tiranës, të mbështetur edhe nga efektivë të njësisë “Shqiponja”. Makina e Durim Bamit pas vendosjes së tritolit “Panorama” shkruan se verifikimet për gjetjen e provave që mund ta lidhnin 36vjeçarin Bami me deklaratat e deputetit Tom Doshi, sikur ishte paguar për ekzekutimin e tij dhe të deputetit Mhill Fufi, kanë zgjatur me orë të tëra.
Ju nuk e dini se ç’po humbni me Vjosën!
Ben Andoni
Kreu i opozitës së Taxhikistanit, Umarali Kuvvatov, qëllohet për vdekje në një nga rrugët e Stambollit
Umarali Kuvvatov, kreu i opozitës së Taxhikistanit, është qëlluar për vdekje nga një person i panjohur në një nga rrugët e Stambollit. Lajmi është bërë i ditur sot nga media turke, ndërkohë që vrasja ka ndodhur mbrëmë. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Kuvvatov u qëllua me një plumb të vetëm në kokë rreth orës 22 e 30 minuta të enjten më 5 mars. Ai jetonte në mërgim në Turqi dhe ishte kreu i lëvizjes opozitare të quajtur Grupi 24. Mediat turke njoftojnë se vrasësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes kurse policia e Stambollit ende nuk ka komentuar ngjarjen e rëndë.
“Monitor”/ Paketa Fiskale 2016, taksa mbi pronën dhe TVSH në banesat e reja
Ka nisur puna për konsultimin e paketës fiskale të vitit 2016. “Monitor” shkruan se në themel të ndryshimeve të vitit 2016 do të jenë taksimi mbi pronën dhe TVSH për banesat e reja.
“Panorama”: Zbardhet dëshmia e Doshit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Komploti për të më vrarë
“Panorama” shkruan sot se ka zbardhur dëshminë e Tom Doshit në Prokurori. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, u pyet dje në Prokurorinë për Krimet e Rënda në lidhje me denoncimin publik të bërë nga vetë ai të hënën për skenarin e një eliminimi fizik të tij. Prania e Doshit në organin e akuzës ishte në zbatim të një urdhri për paraqitje dërguar në adresë të tij të mërkurën, për llogari të hetimit të nisur kryesisht nga thëniet e deputetit. Deputeti Doshi mbërriti në ambientet e Prokurorisë rreth orës 09:20, ku qëndroi për gati gjashtë orë.