Basha: Rama po tenton t’i diktojë Prokurorisë variantin e tij për ngjarjen

Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama se po tenton t’i diktojë Prokurorisë variantin e tij për çështjen Doshi, duke e quajtur atë skenar aktrimi. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Basha thotë se, pavarësisht fakteve dhe rrethanave, hetimit dhe punës që duhet të bëjë drejtësia, Kryeministri imponohet duke konkluduar ai i pari për këtë ngjarje. Sipas Bashës, Kryeministri Rama e kishte përgatitur verdiktin e tij dhe se nuk ngurroi të vihej në krye të skemës së krijimit të alibive dhe ushtrimit të presionit ndaj drejtësisë. Basha thotë se vetëm një hetim objektiv, bazuar mbi fakte dhe i painfluencuar nga politika do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e të vërtetës. Por sipas tij, një gjë e tillë kompromentohet rëndë sa kohë që i akuzuari për porositjen e vrasjeve mban postin si numër dy i shtetit.
Comments
Degjojani llafin ketij,ka
<p>Degjojani llafin ketij,ka eksperience per diktimet ndaj prokurorise dhe gjykatave.</p>
E ngaterron me veten dhe te
<p>E ngaterron me veten dhe te tijet. Keshtu kane vepruar vete dhe keshtu mendojne se duhet e do veprojne te gjithe. Po te vine ne fuqi do vazhdojne te nejtin avaz, me te njeten logjike. Ky eshte realiteti per keta opozitar</p>
Add new comment