“Shqiponja” kontrollon banesën e bizneset e Durim Bamit, s‘gjen prova; armë, municion, apo ndonjë objekt të dyshimtë

“Panorama” shkruan se forcat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e Durim Bamit në Nikël të Krujës dhe në lokalet e basteve sportive që ai administron në Fushë– Krujë. Kontrollet janë kryer nga disa oficerë të Policisë së Tiranës, të mbështetur edhe nga efektivë të njësisë “Shqiponja”. Makina e Durim Bamit pas vendosjes së tritolit “Panorama” shkruan se verifikimet për gjetjen e provave që mund ta lidhnin 36vjeçarin Bami me deklaratat e deputetit Tom Doshi, sikur ishte paguar për ekzekutimin e tij dhe të deputetit Mhill Fufi, kanë zgjatur me orë të tëra. Por në fund, burimet thanë se as në shtëpi, as në bizneset e tij, nuk janë gjetur prova apo elemente të tjera që mund ta implikonin atë në vrasjen e supozuar me pagesë. Të njëjtat burime thanë se nuk kanë gjetur objekte të jashtëligjshme, armë, municion, apo ndonjë objekt të dyshimtë që ai të mund të konsiderohej vrasës me pagesë, ashtu siç është deklaruar nga deputeti Doshi.
l.v
http://www.panorama.com.al/plani-per-vrasjen-e-doshit-polici...
Comments
po bami vetem me qene klluf
<ol><li>po bami vetem me qene klluf komplet se klluf eshte ,qe te linte prova ne shtepi ,per me teper qe ka kerkuar te arratiset..keto prova kerkoheshin 6 muaj me pare jo tani qe eshte bere publike..</li></ol>
Add new comment