“Panorama”: Zbardhet dëshmia e Doshit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Komploti për të më vrarë

Postuar në 06 Mars, 2015 03:05

“Panorama” shkruan sot se ka zbardhur dëshminë e Tom Doshit në Prokurori. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, u pyet dje në Prokurorinë për Krimet e Rënda në lidhje me denoncimin publik të bërë nga vetë ai të hënën për skenarin e një eliminimi fizik të tij. Prania e Doshit në organin e akuzës ishte në zbatim të një urdhri për paraqitje dërguar në adresë të tij të mërkurën, për llogari të hetimit të nisur kryesisht nga thëniet e deputetit.  Deputeti Doshi mbërriti në ambientet e Prokurorisë rreth orës 09:20, ku qëndroi për gati gjashtë orë. Ai dha shpjegime para prokurorëve të çështjes, Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana, si dhe dy oficerëve të Policisë Gjyqësore. Po dje, Doshi ka vënë në dispozicion të Prokurorisë provat e tij për të provuar “komplotin e vrasjes”. Bëhet fjalë për videon 37­ minutëshe, ku shfaqet Durim Bami, i cili shprehet se i kishin ofruan 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe 100 mijë euro për vrasjen e deputetit Mhill Fufi. Sipas “Panoramas”, burime të rezervuara pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda bënë me dije se deputeti Doshi u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të drejtuara ndaj tij. Para prokurorëve të çështjes, Doshi ka rrëfyer të njëjtin variant, të thënë publikisht prej tij ditët e fundit, për ekzistencën e një plani për vrasjen e tij dhe të deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.