“Monitor”/ Paketa Fiskale 2016, taksa mbi pronën dhe TVSH në banesat e reja

Ka nisur puna për konsultimin e paketës fiskale të vitit 2016. “Monitor” shkruan se në themel të ndryshimeve të vitit 2016 do të jenë taksimi mbi pronën dhe TVSH për banesat e reja.
“Monitor” sqaron se ministria e Financave, ka nisur punën për përgatitjen e kadastrës fiskale, apo siç është njohur tashmë ndryshe edhe si regjistrimi online i pasurive të paluajtshme. Kjo do të sjellë zgjidhjen përfundimtare në mbledhjen e taksave për pronat e paluajtshme dhe do të minimizojë informalitetin në këtë sektor. Vlerësimi monetar do të bëhet në bazën e çmimeve të tregut. Kjo masë pritet të ulë informalitetin në pagesë e taksës së pronës, evazioni i së cilës në Shqipëri është i lartë. Taksat ndaj pronës nuk arrijnë as 1 % të PBB në Shqipëri në një kohë që në vendet e BE grumbullojnë 6% të PBB
Sipas “Monitor” gjithashtu e planifikuar që vjet, aplikimi i TVSH për banesat e reja pritet të finalizohet më 2016. Kjo do të thotë se, çmimet e shtëpinë të reja do të rriten me 20%. Pra deri tani shitja e banesave ka qenë e përjashtuar nga TVSH-ja për të mos rënduar mbi çmimin e apartamenteve. Nëse do të vendosej kjo taksë, një qytetar që do të blinte një apartament që kushton sot rreth 50 mijë euro, duhet të paguajë dhe 20% TVSH (rreth 10 mijë euro të tjera), pra çmimi shkon në rreth 60 mijë euro.
Add new comment