Oerd Bylybashi: Karriera e Metës në vite, një kronikë e gjatë paburrnie

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, thotë se kryeparlamentari Meta ka frikë të ulet para drejtësisë si deputet i thjeshtë. Duke i bërë një analizë, karrierës politike të Metës në vite, Bylykbashki shprehet: “Disa e quajnë këtë sjellje të Metës si zgjuarsi, disa e quajnë pragmatizëm dhe të tjerë e quajnë politikë. Në fakt është një kronikë e gjatë paburrnie, që ka si qëllim vetëm pushtetin dhe paratë.” “I vetmi akt “burrnie” i Ilir Metës është ngritja e shtangës, – shkruan deputeti i PDsë në Fb.
Në 1999, Ilir Meta zv.kryeministër bëri pakt me Nanon që t’i fuste “thikën” pas shpine, mikut të tij, Kryeministrit Majko. Nano u bë kryetar i PS, Meta u bë Kryeministër.
Në 2001, Ilir Meta kryeministër futi korrupsionin në parti duke i blerë mbështetësit në PS të mikut të tij, kryetarit Nano dhe synoi t’i rrëmbente partinë. Nano reagoi fort dhe Meta humbi edhe qeverinë.
Në 2011, Ilir Meta zv.kryeministër filmohet me bllokun e korrupsionit të 700 mijë eurove, duke bërë pazare me mikun e tij ministër. 21 Janari u organizua nga
Edi Rama për bllokun e Ilir Metës. Pasojat e 21 Janarit lidhen drejtpërdrejt me Ilir Metën.
Më 1 prill 2013, Ilir Meta, numri dy i mazhorancës së Berishës, shiti aleatin e tij Berisha për pazarin me kundërshtarin Edi Rama, që deshi ta fuste ne burg dhe kishte mbushur kancelaritë europiane me dosjet e korrupsionit të Metës.
Më 23 qershor 2013, Ilir Meta ngriti në sistem, blerjen e votës së shqiptarëve të varfër për të blerë pushtet, – nënvizon Bylykbashi, duke kaluar në zhvillimet e fundit politike.
“Më 2014, Ilir Meta Kryetar i Kuvendit, akuzohet se ka porositur vrasjen e deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Ilir Meta hante dhe pinte me Tom Doshin si miq”.
- Me 2015, Ilir Meta refuzon te largohet nga posti i numrit 2 te shtetit. Kerkon te mbaje pushtetin dhe "imunitetin" e postit sepse ka frike te ulet para drejtesise si deputet i thjeshte.
Comments
ju te gjithe politikanet jeni
<p>ju te gjithe politikanet jeni B Q lulishtesh.</p>
Te kishte ndejt me Berishen,
<p>Te kishte ndejt me Berishen, kish me kene zotni burre. Kur ka hik nga Berisha, ka ndrru krejt. </p><p>Provo nji here Bylyk, me hik nga Berisha, a do te thone se je burre!</p>
Add new comment