Kreu i opozitës së Taxhikistanit, Umarali Kuvvatov, qëllohet për vdekje në një nga rrugët e Stambollit

Postuar në 06 Mars, 2015 04:22

Umarali Kuvvatov, kreu i opozitës së Taxhikistanit, është qëlluar për vdekje nga një person  i panjohur në një nga rrugët e Stambollit. Lajmi është bërë i ditur sot nga media turke, ndërkohë që vrasja ka ndodhur mbrëmë. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Kuvvatov u qëllua me një plumb të vetëm në kokë rreth orës 22 e 30 minuta të enjten më 5 mars. Ai jetonte në mërgim në Turqi dhe ishte kreu i lëvizjes opozitare të quajtur Grupi 24. Mediat turke njoftojnë se vrasësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes kurse policia e Stambollit ende nuk ka komentuar ngjarjen e rëndë. Kuvvatov ishte një kritik i hapur i liderit veteran të Taxhikistanit, Imomali Rakmon. Ai ka jetuar në Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe para se të vendosej në Turqi kohët e fundit. “Grupi 24″ lëvizje e themeluar perj tij u shpall “organizatë ekstremiste nga Gjykata e Lartë e Taxhikistanit tetorin e kaluar. Ai ishte në kërkim për një sërë akuzash përfshirë ekstremizmin, krime ekonomike dhe marrje peng.  Turqia kishte refuzuar ekstradimin e tij.

 

l.v

 

http://ca.reuters.com/article/topNews/idCAKBN0M20M920150306

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.