Arkiv-Lajme

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendos të marrë dëshmi edhe nga Kryeministri, kreu i Kuvendit, Sali Berisha dhe deputetët Fufi dhe Mark Frroku

Postuar në 05 Mars, 2015 10:41

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të thirrur për të dëshmuar edhe kryeministrin, kreun e Kuvendit, ish-kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Brendshëm Saimir Tahir, deputetin Mark Frroku, deputetin Mhill Fufi si dhe ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Greqia drejt pezullimit të Traktatit Shengen. Një mënyrë për t’i vënë fre dyndjes së emigrantëve të paligjshëm

Postuar në 05 Mars, 2015 10:15

Zëdhënësi i grupit parlamentar të SYRIZA-s, Thanasis Petrakos la të hapur mundësinë që qeveria greke të pezullojë për një afat të pacaktuar Traktatin e Shengenit për lëvizjen pa viza. Sipas tij, ngrirja e marrëveshjes është një nga mënyrat për të ndalur dyndjen e emigrantëve të paligjshëm në Greqi. Petrakos iu referua edhe një deklarate të bërë së fundmi nga zv/ministri i Brendshëm Jani Panusi, i cili ftoi për bashkëpunim partnerët europianë, në të kundërt sipas tij Greqia do të detyrohet të ndërmarrë veprime të njëanshme.

Sulmohet me thikë ambasadori amerikan në Seul. U godit nga një 55-vjeçar që kërkon bashkimin e dy Koreve

Postuar në 05 Mars, 2015 09:31

Ambasadori amerikan në Seul, Mark Lippert ka rënë pre e një sulmi me thikë nga një burrë që iu kanos duke bërtitur për bashkimin e dy Koreve. Diplomati amerikan pësoi një prerje në anën e djathtë të fytyrës, por pa rrezik për jetën. Ai po përgatitej të mbante një leksion në një Qendrën e Performancës së Arteve kur u godit me thikë nga një 55-vjeçar, i quajtur Kim. Përpara se ta godiste me thikë në fytyrë agresori bërtiti duke thënë: “Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut të bashkohet.” Prerja në fytyrën e ambasadorit është 25 cm dhe sipas medieve koreane ai mori mjekim në një spital lokal.

Disa elementë plotësues që seanca e sotme nxori edhe për zhvillimet e janarit 2011(video)

Postuar në 05 Mars, 2015 07:32

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se i biri i tij, Shkëlzen Berisha, ka lidhje me ngjarjet e vitit 2011, pra pas publikimit të videos Meta-Prifti, por vetëm në një kuptim sipas Berishës: “Ilir Meta mendon se djali im nuk…djali im të cilit i ishte lutur Ilir Meta që të ndërhynte tek i ati nuk ndërhyri, kaq ishte e gjitha puna, sepse Ilir Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyrë. Kjo është puna”.

A mund t’i kthehet opozita bojktotit?

Postuar në 05 Mars, 2015 06:28

Seanca e sotme parlamentare është mbyllur pas debateve të shumta, akuzave për çdo gjë të mundshme, për video dhe shantazhe. Megjithatë seanca u mbyll pa u votuar mocioni të cilin PD-ja e kishte depozituar për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Në këtë kuadër, opozita nuk mori rezultatin e synuar nga një çështje që synonte ta kthente në kauzë, megjithë paqartësitë që ekzistojnë. Këmbëngulja për dorëheqjen e Metës, mund të nxisë mendimin se opozita do t’i kthehet bojkotit, sërish me kauzën e dekriminalizimit.

OSBE-së në Tiranë: Politikanët të frenojnë gjuhën e veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë

Postuar në 05 Mars, 2015 06:27

Zyra e OSBE-së në Tiranë nuk e ka anashkaluar debatin e sotëm në Kuvend. Nëpërmjet një deklarate të dalë nga kjo zyrë thuhet se: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”.

 

l.v

Paulin Stërkaj: Çështjen e Tom Doshit ia lini drejtësisë, Berisha të ndalojë komedinë

Postuar në 05 Mars, 2015 06:10

Deputeti i PS, Paulin Stërkaj ka reaguar duke kërkuar nga opozita që çështjen e Tom Doshit t’ja lërë drejtësisë, ndërsa ka theksuar se akuzat e Doshit janë një mashtrim i ish­drejtorit të KESH-­it.

Përfundon seanca pa votimin e mocionit. Kryeministri: “Çështjen ja lëmë prokurorisë dhe drejtësisë”

Postuar në 05 Mars, 2015 06:08

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë një komentër seancën e sotme parlamentare menjëherë pasi ajo ka përfunduar. “Sot ish-kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij, standardi i tij. Pra, një njeri në krye të shtetit që i mbyll gojën prokurorisë, dhe që sot ka lënë pa përgjigje 21 janarin dhe shumë e shumë drama dhe skandale të tjera korruptive. Ne kemi një standard tjetër, atë të punëve të ndara.

Shkëlzen Berisha replikon me Ilir Metën: "Kush është në krye të Kuvendit, burri Monikës apo shërbëtori im?" Asnjë fjalë për videot që e përfolën

Postuar në 05 Mars, 2015 05:25

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shkëlzen Berishën ndaj fjalëve të Metës. Në një postim ne rrjetin social Facebook, djali i ish kryeministrit, duke mohuar akuzën, shkruan se dilema e vetme tashme mbetet te kuptohet nëse në krye të Kuevndit është “Burri Monikes apo shërbëtori i Shkelzenit”? Në postimin e plotë i Shkëlzen Berishës shkruan: “Gjithe bota, e degjon me ze dhe e sheh me figure, duke vjedhur me bllok në dorë por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin. Gjithe bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit.

Përkujtohet qëndresa e Jasharajave në Prekaz. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Basha: “Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët”

Postuar në 05 Mars, 2015 05:21

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përkujtimit të qëndresës së Adem Jasharit, simbol i qëndresës kosovare. Basha, së bashku me anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të UÇK kanë vendosur sot kurora me lule dhe janë përulur me nderim dhe respekt përpara shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari. “Në këtë 5 mars rikujtojmë epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme