Përkujtohet qëndresa e Jasharajave në Prekaz. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Basha: “Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët”

Postuar në 05 Mars, 2015 05:21

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përkujtimit të qëndresës së Adem Jasharit, simbol i qëndresës kosovare. Basha, së bashku me anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të UÇK kanë vendosur sot kurora me lule dhe janë përulur me nderim dhe respekt përpara shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari. “Në këtë 5 mars rikujtojmë epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. E përjetshme, është zulma dhe lavdia e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, familjes Jasharit. Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë Jasharëve, nderim përjetë bijve dhe bijave të Kosovës, bijve dhe bijave të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën dhe vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë kombëtare në themelet e lirisë së Kosovës së lirë e të pavarur! Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët!” - deklaroi Basha pas homazheve përpara shtatores se Adem Jasharit.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.