Sulmohet me thikë ambasadori amerikan në Seul. U godit nga një 55-vjeçar që kërkon bashkimin e dy Koreve

Ambasadori amerikan në Seul, Mark Lippert ka rënë pre e një sulmi me thikë nga një burrë që iu kanos duke bërtitur për bashkimin e dy Koreve. Diplomati amerikan pësoi një prerje në anën e djathtë të fytyrës, por pa rrezik për jetën. Ai po përgatitej të mbante një leksion në një Qendrën e Performancës së Arteve kur u godit me thikë nga një 55-vjeçar, i quajtur Kim. Përpara se ta godiste me thikë në fytyrë agresori bërtiti duke thënë: “Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut të bashkohet.” Prerja në fytyrën e ambasadorit është 25 cm dhe sipas medieve koreane ai mori mjekim në një spital lokal. Fotografët e kanë fiksuar ambasadorin Lippert teksa del i gjakosur nga salla pas sulmit me thikë të 55-vjeçarit.
l.m
Add new comment