OSBE-së në Tiranë: Politikanët të frenojnë gjuhën e veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë

Zyra e OSBE-së në Tiranë nuk e ka anashkaluar debatin e sotëm në Kuvend. Nëpërmjet një deklarate të dalë nga kjo zyrë thuhet se: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”.
l.v
Add new comment