A mund t’i kthehet opozita bojktotit?

Seanca e sotme parlamentare është mbyllur pas debateve të shumta, akuzave për çdo gjë të mundshme, për video dhe shantazhe. Megjithatë seanca u mbyll pa u votuar mocioni të cilin PD-ja e kishte depozituar për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Në këtë kuadër, opozita nuk mori rezultatin e synuar nga një çështje që synonte ta kthente në kauzë, megjithë paqartësitë që ekzistojnë. Këmbëngulja për dorëheqjen e Metës, mund të nxisë mendimin se opozita do t’i kthehet bojkotit, sërish me kauzën e dekriminalizimit. Mirëpo nëse i referohemi qëndrimit të parë të ambasadës amerikane, përjashtimi i deputetit Doshi, shkon në këtë linjë, kështu që ritematizimi i kësaj çështjeje do të dukej artificial. Aq më tepër që në këtë rast kërkesa paralelizon një hetim penal. Në çdo rast, situata e tanishme identifikoi shumë përgjegjësi të politikës, që vepron me mekanizma parainstitucionalë, por përderisa të dyja palët flasin gjerë e gjatë për njëra-tjetrën me terma kriminalizues, është shumë e pabesueshme që njëra prej tyre të ketë monopolin e së vërtetës, apo qoftë edhe ndonjë epërsi morale.
s.z
Comments
Salushi Lepurushi tha qe ai

Salushi Lepurushi tha qe ai Agim Rama per te cilin flet Doshi eshte nje tjeter i LSI-se...kurse ne fakt...eshte kunati vet!

http://s4.postimg.org/8tpqhek1p/161242.jpg

Doreheqja e Metes eshte e

Doreheqja e Metes eshte e domosdoshme sepse mundeson nje hetim te pavarur dhe efikas. Pavarsisht nese eshte nje loje apo ka te verteta hetimi duhet te behet, ndryshe nuk ka sens qe te akuzuarit (Meta & Rama) te deklarojne se behet fjale per montim akuze. Ate e nxjerr vetem nje hetim.

P.S. Nje gje interesante tha Meta sot ne parlament: "Z. Berisha ti je njeri serioz ...mos mbro intrigat e pularise..." Cudi se Berisha akuzohet e akuzohet pa pushim po nga rraca me kriminale e me e peshtire e shoqerise Shqiptare qe jane ish-komunistet e kthyer ne gjoja socialiste. Sherri i videos 700 mije dhe sherri i tanishesh me vrasje u gatuan e dolen nga guzhina "socialiste" apo? Pale ate gjatoshin qe ferkonte duart sot dhe bente moral, me skandal kryeminister nuk ka pare kjo Shoqeri!

Add new comment