Disa elementë plotësues që seanca e sotme nxori edhe për zhvillimet e janarit 2011(video)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se i biri i tij, Shkëlzen Berisha, ka lidhje me ngjarjet e vitit 2011, pra pas publikimit të videos Meta-Prifti, por vetëm në një kuptim sipas Berishës: “Ilir Meta mendon se djali im nuk…djali im të cilit i ishte lutur Ilir Meta që të ndërhynte tek i ati nuk ndërhyri, kaq ishte e gjitha puna, sepse Ilir Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyrë. Kjo është puna”. Pyetja është se përse bashkëpunëtori më i afërt i ish-kryeministrit do të kërkonte ndërhyrjen e të birit, ndërkohë që kjo mund të diskutohej ballë për ballë. Sot Ilir Meta deklaroi se Dritan Prifti ka në video edhe Shkëlzen Berishën, përmes të cilit shantazhon, ndërkohë që Berisha na thotë se Meta ka negociuar mosdorëheqjen përmes të birit. Të krijohet përshtypja se kreu i LSI-së ka përdorur këtë kartë për të presuar Berishën, i cili duhet thënë qëndroi deri në fund besnik i marrëveshjes me LSI-në. “Unë e dua shumë djalin tim...”, thotë ish-kryeministri, duke lënë të kuptohet se diçka ka në këtë mes, ndonëse dorëheqja e Metës në vitin 2011 provon se ish-kryeministri me sa duket ka larguar bashkëpunëtorin e vet, por mbajti përgjegjësinë mbi vete, edhe duke dhënë një skenar, prej nga ku askush nuk ka kuptuar se përtej videos së publikuar në vitin 2011, të kishte edhe diçka tjetër. Politikisht ngjan e njëjta lojë, me modifikim videosh, që synon si goditje të parë kreun e LSI-së. Po risjellim më poshtë seancën plenare të 17 janarit 2011:
Comments
Kjo tregon se Sali Berisha
<p>Kjo tregon se Sali Berisha eshte burre shteti dhe paska vepruar drejt. Nejse, kot nuk thone se eshte Skenderbeu modern i ketyre tokave...</p>
LSI-ja por edhe PS-ja na
<p>LSI-ja por edhe PS-ja na thote "komploti i pularise". Nderkohe Prifti paska video edhe per Xenin. </p><p>Perfundimisht keta jane njeri me horr se tjetri e i ngecte buka ne fyt kujtdo qe i mbeshtet e i voton. Nuk ka me as te keqe me te vogel ketu. </p>
Add new comment